Njihuni me ushqimet e pasura me grupin e vitaminave B

299
Sigal

Siç dhe mund ta dini vitamina B në fakt është një kompleks vitaminash, një grup prej 8 vitaminash të cilat janë të domosdoshme për trupin. Ato ndikojnë sistemin nervor, hormonet, sistemin imunitar, ndihmojnë në ndërtimin qelizave të mira në trup e një sërë vlerash të tjera për trupin.

Mund të jeni mësuar t’i shikoni në suplemente të ndryshme, por këto vitamina mund t’i merrni të gjitha nëpërmjet ushqimeve shumë natyralisht. Në këtë artikull ju rendisim të gjitha ushqimet e pasura me vitaminë B në mënyrë q ëtë përfitoni sa më shumë prej tyre.

Ushqimet e pasura me vitaminën B kompleks

Pra, cila është mënyra më e mirë për të marrë vitaminën B përmes ushqimit? Mishi është shumë i pasur me vitamina B, por nëse nuk jeni adhurues i mëlçive apo të qepëve mund të zgjidhni edhe ushqime të tjera që janë edhe dietike.

Vitamina B1 (tiamina)

Mund ta gjeni tiaminën tek drithërat, mishi apo peshku si dhe buka e pasur me drithra.

Vitamina B2 (riboflavina)

Për të marrë shumë B2 konsumoni vezë, mish pa dhjamë, produkte qumështi (si kosi) dhe bollgur.

Vitamina B3 (niacina)

Përveç të brendshmeve të kafshëve, mund të provoni të konsumonu panxhar, salmon, ton peshku, kikirikë dhe fara luledielli.

Vitamina B5 (acid pantotenik)

Mund të merrni mjaftueshëm B5 nëse konsumoni fruta dhe perime shumëngjyrëshe. Acidi pantotenik gjendet në shumë perime si patatet e ëmbla, kërpudhat, brokoli, fasulet dhe bishtajorët. Një alternative tjetër do të ishte të konsumoni arra, peshk, midhje, qumësht dhe vezë.

Vitamina B6

Zgjedhni ton, salmon, pulë, qiqra, zarzavate me gjethe të errëta, banane, portokall apo pjepër. Ngrënia e këtyre ushqimeve është mënyra më e mirë për të mbajtur nivelet e B6 lart.

Vitamina B7 (biotinë)

Mishi i kuq, vezët, gocat e detit, farat, arrat, salmoni, avokado dhe krundet e grurit janë burime të mëdha të biotinës.

Vitamina B9 (folate)

Mbusheni pjatën tuaj me shumë fasule, bizele, thjerrëza, panxhar, avokado dhe perime me gjethe jeshile si spinaqi, lakra jeshile dhe rukola.

Vitamina B12

B12 është e vetmja vitaminë B që gjendet pothuajse ekskluzivisht në produktet shtazore si peshku, mishi, shpendët, vezët dhe qumështi.