Turizmi në Shqipëri, promovimi dhe destinacionet kryesore për të huajt

2706
Si një destinacion turistik i njohur për shumë turistë nga shumë vende të botës, Shqipëria edhe për vitin 2015 tërheq vëmendjen dhe kureshtjen e shumë turistëve dhe vizitorëve të huaj, të cilët rezervojnë udhëtime turistike në qytete të ndryshme të Shqipërisë përgjatë sezonit veror. 
Në Shqipëri, në stinën e verës kulmon edhe interesi i turistëve dhe vizitorëve të huaj, të cilët shprehin interes për turizmin bregdetar, malor, liqenor, historik dhe kulturor.
Për shkak të vijës së gjatë bregdetare Shqipëria ofron disa plazhe, nga veriu deri në jug, si në Velipojë të Shkodrës, në Shëngjin të Lezhës, në Durrës, Vlorë, Himarë dhe Sarandë, etj, plazhe këto që frekuentohen përveç shqiptarëve edhe nga shtetas të huaj, që zgjedhin Shqipërinë si një destinacion turistik gjatë muajve të verës. Gjithashtu, Gjirokastra, Berati, Butrinti, Kruja, Tirana, Shkodra, etj, janë destinacione të kërkuara për turizëm historik dhe kulturor.
Anadolu Agency për të mësuar më shumë rreth promovimit të turizmit, paketave të përbashkëta turistike, pritshmërive për numrin e turistëve këtë vit, destinacionet më të veçanta, etj ka intervistuar drejtoreshën e përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Turizmit në Shqipëri, Julinda Dhame. Detyra kryesore e Agjencisë Kombëtare të Turizmit është të promovojë Shqipërinë si një destinacion turistik në pellgun e Mesdheut, Evropë dhe në mbarë botën.
Promovimi nga Agjencia Kombëtare e Turizmit
Agjencia Kombëtare e Turizmit e fillon promovimin e vendit që në vitin e shkuar, disa muaj përpara nisjes zyrtarisht të sezonit turistik, në nëntor dhjetor dhe deri në mars. Promovimi kryesisht bëhet nëpërmjet panaireve, kombëtare dhe ndërkombëtare turistikë, botimit të materialeve promovuese, udhëtimeve familjarizues me tur operatorë të ndryshëm ndërkombëtar, medieve, ekspozitave, etj.
Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit në Shqipëri, Julinda Dhame për AA shprehet se duke u nisur nga potencialet e mëdha turistike që ka Shqipëria, promovimi nga kjo agjenci është bërë pak më ndryshe, pasi sipas saj nuk është menduar të bëhen spotet e zakonshme 30 sekondëshe për Shqipërisë, por kanë preferuar të ftojmë operatorët e huaj turistikë dhe media të huaja që të shohin dhe pasqyrojnë Shqipërinë me sytë e tyre ashtu siç e shohin dhe ndjejnë ata.
Ajo shton se ky promovim ka rezultuar deri më sot i suksesshëm, sepse shkrimet që janë publikuar nëpër mediat e ndryshme kanë qenë pozitive për Shqipërinë, si ka patur impakt tek pjesa që nuk njohin potencialet turistike të Shqipërisë apo impakt tek perceptimi që kanë vendin.
Çfarë është e veçantë në Shqipëri dhe kush janë destinacionet turistike
Por çfarë ka të veçantë Shqipëria? Çfarë iu ofron ajo turistëve dhe vizitorëve të huaj? Në Shqipëri, me ardhjen e stinës së verës kulmon edhe interesi i turistëve të huaj, të cilët shfaqin interes për vendin si për bregdetin, turizmin malor, liqenor, historinë dhe kulturën shqiptare.
Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit shprehe se: “Ne kemi të veçantë njerëzit që është shumë e rëndësishme, kulinarinë, peizazhin, kulturën, por dhe çmimet favorizuese”. 
Dhame shprehet se si agjenci shtetërore janë për zgjatjen e sezonalitetit turistik në Shqipëri. “Kjo do të thotë jo vetëm 45 ditë det, por është edhe turizmi malor, që është pjesë e rëndësishme dhe për turistët. Ne kemi vende dhe male shumë të bukura, siç janë destinacinet Thethi, Valbona, Boga, por kemi edhe lumenjtë, liqenet, siç është lumi i Vjosës, lumi i Osumit, kanionet e Ousmit, por kemi dhe Matin, Pukën, vendi mes maleve, liqeni i Ulzës, që është i jashtëzakonshëm, dhe jo vetëm liqenin e Ohrit, Pogradecit, kemi vende të pa zbuluara akoma nga shqiptarët, por edhe nga të huajt. Ne jemi unikë nën pjesën e ofrimit të kapaciteteve akomoduese që është tradita në pjesën e Guest House (bujtinë) dhe sigurisht ushqimi që është një pjesë e rëndësishme sepse është bio. Nuk mund të lë pa përmendur Divjakën dhe plazhet tona të mrekullueshme, Plazhin e Gjeneralit, Gjirin e Lalzit, Kepin e Rodonit, jo ato plazhet e zakonshme që ne ofrojmë tashmë”- shprehet për AA drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit në Shqipëri.
Këtë vit risi për turizmin në Shqipëri është projekti i qeverisë për hapjen e ishullit të Sazanit. “Ishulli ushtarak”, pas më shumë se 70 vitesh, pritet të jetë një destinacion turistik, i hapur për turistët shqiptarë dhe të huaj, që sigurisht përveç pjesës së kuriozitetit dhe turizmit historik., ofron edhe plazhe të veçanta.
Julinda Dhame ndër të tjera sugjeron se burimi “Syri i Kaltër” nuk duhet lihet nga askush pa u vizituar, por ajo vazhdon të tregojë edhe destinacionet e tjera si pjesa e Përmetit, Gjirokastrës, Beratit dhe Butrintit, ku sipas saj këto destinacione mund të jenë destinacionet më pak të populluara nga dyndja e zakonshme që ndodh në pikun e sezonit turistik. Gjithashtu edhe plazhi i Jalës vitet e fundit ka ngjallur interes të madh, jo vetëm të vizitorëve dhe pushuesve të huaj, por edhe atyre vendas.
Prishmëritë për numrin e turistëve këtë vit
Institucionet shtetërore që merren kryesisht me promovimin e turizmit dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik kanë patur si objektiv edhe rritjen e numrit të turisteve në krahasim me vitet e tjera. “Parashikojmë që të kemi një rritje mbi 25 përiqnd të numrit të turistëve. E rëndësishme për ne nuk është vetëm numri i turistëve, por dhe sa ditë shpenzojnë ato në Shqipëri dhe se çfarë turistësh janë. Kemi mosha të reja dhe mosha të mesme që kanë kuriozitet dhe që vijnë në Shqipëri. Nga statistikat qëndrojnë më shuam se dy tre ditë në Shqipëri dhe për ne kjo është e rëndësishme, që mos të jenë vetëm kalimtarë”- tregon Dhame.
Pas shtimit të numrit të shtetasve nga Kosova me ndërtimin e “Rrugës së Kombit”, që preferojnë Shqipërinë për të kaluar pushimet, është në rritje edhe numri i turisteve nga vendet e tjera të Ballkanit. Sipas drejtueses së Agjencisë Kombëtare të Turizmit, numri i turisteve nga vendet e Ballkanin është në rritje dhe shton se: “Ka një kuriozitet nga Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, pak nga Bosnje dhe Hercegovina dhe Turqia. Megjithatë në vitin tjetër kemi vendosur të bëjmë një promovim më të madh në pjesën e Stambollit dhe Izmirit. Kemi turistët nga vendet Nordike, si dhe nga Spanja dhe Italia kemi shumë turistë”.
Paketat e përbashkëta turistike
Shqipëria në kuadër të bashkëpunimit me vendet e rajonit për zhvillimin e sektorit të turizmit është angazhuar edhe në projektet për paketat e përbashkëta turistike. Dhame tregon se janë nxitur paketat e përbashkëta turistike me vendet fqinje, por dhe me vendet e tjera.
“Kemi nxitur paketat e përbashkëta turistike dhe me tur operatorët dhe me agjencitë sepse janë ato që bëjnë paketat turistike dhe shteti shqiptar ka bërë projekte deri më sot me disa shtete, si me Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi, por sigurisht do kemi edhe me Serbinë dhe Greqinë, pra me vendet fqinje. Për turistët aziatikë dhe amerikanë kemi gati një vit e gjysmë që punojmë me këto paketa dhe këtë kemi.
Sigal