Frontet e hapura të investimeve të qeverisë kërkojnë edhe 930 milionë euro financime, shumica për PPP-të

376
Sigal

Qeveria e Shqipërisë po vijon financimin e 680 projekteve që janë kryesisht investime publike në infrastrukturë që kërkojnë mbështetje financiare shumëvjeçare.

Këto projekte kanë një kosto totale prej 507 miliardë lekësh, rreth 4 miliardë euro, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave që i referohen azhurnimeve të fundit, qershor 2020.

Nga kjo shumë deri më tani janë financuar 309 miliardë lekë (3.1 miliardë euro) dhe mbeten për tu financuar edhe 117 miliardë lekë të tjera rreth 930 milionë euro.

Nga projektet në zbatim detyrimin më të madh financat e publike e kanë ndaj rrugës së Arbrit. Sipas Ministrisë së Financave deri tani për ketë projektet janë paguar 5 miliardë lekë dhe mbeten për tu paguar edhe 67.4 miliardë lekë. Pagesat që duhen kryer ndaj rrugës së Aarbrit zënë gati gjysmën e angazhimeve në fuqi për investimet publike.

Projekti i dytë për të cilin qeveria ka marrë angazhim shumë vjeçare, është kontratat e koncesionit të rrugës së Kombit e cila do të financohet me mbi 10 miliardë lekë nga buxheti i shtetit, teksa deri më tani janë disbursuar 609 milionë lekë.

Sipas të dhënave nga thesarit, projekti i tretë me angazhimin më të kushtueshëm është ndërtimi i rrugës Kardhiq- Delvine me një financim total 10 miliardë lekë ku mbeten të papaguara ende 4,2 miliardë lekë.

Siç shihet nga tabela e detajuar e Ministrisë së Financave angazhimet më të mëdha të pagesave për investimet në vijim janë ndaj kontratave koncensionare.

Monitorimi periodik i shpenzimeve për angazhimet shumëvjeçare të investimeve publike u ndërmor nga qeveria pas vitit 2013 me qëllimin për të parandaluar krijimin e detyrimeve të prapambetura.

Qeveria Rama kur erdhi në pushtet gjeti gati 500 milionë euro detyrime të prapambetura të cilat ishin krijuar nga qeveria e mëparshme, e cila kishte hapur fronte punimesh në rrugë më shumë se mundësitë financiare në buxhetin e shtetit.

Por sipas të dhënave të fundit detyrimet për financimin e kontratave buxhetore në fuqi po i afrohen të 1 miliardë eurove, shumë kjo që kërkon financime nga buxheti përtej një mandatit qeverisës.