Sigal

Tregjet globale të aksioneve pësuan rënien e tyre më të lartë mëngjesin e kësaj të enjteje, rënie kjo e cila erdhi menjëherë pas shitjeve drastike të Wall Street me investitorët e tronditur nga një reduktuktim më i lartë sesa pritej në të ardhurat e SH.B.A-së, si edhe si pasojë e rritjes së pasigurisë gjeopolitike. Tregjet aziatike të aksioneve ranë ndjeshëm, të pasur menjëherë edhe nga një rënie tejet e lartë në tregjet e aksioneve europiane, duke shënuar njëkohësisht edhe nivelin e tyre më të keq që nga kriza globale financiare.

Pas shitjeve të përshpejtuara në Wall Street, edhe indeksi i aksioneve S&P 500 dhe Dow Jones ra në nivelin e tyre më të ulët, duke kaluar kështu në territor negativ për këtë vit. Indeksi i aksioneve Nasdaq, ka shënuanr një rënie tejet të lartë prej 4.4 për qind mëngjesin e kësaj të enjteje, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët që prej gushtit të vitit 2011.

“Kjo është një situatë tëpër e vështirë dhe më e keqja është se askush nuk e di se kur kjo do të përfundojë”, tha Adam Sender, kreu i investimeve të kompanisë Sender & Partners, një grup investimesh.

Në kontinentin aziatik, indeksi i aksioneve CSI 300 ra me 2.8 për qind mëngjesin e ditës së sotme, ndërsa indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 3.7 për qind. Indeksi i aksioneve Topix ra me 3.1 për qind.

Indeksi i aksioneve Stoxx 600 në Europë ra me 1 për qind, ndërsa indeksi i aksioneve FTSE 100 të Londrës ra me 1,1 për qind. Arsyet se përse aksionet e tregjeve shënuan rënie në fillim të tetorit janë të shumta, por sipas analistëve të ndryshëm një gjë e tillë nuk përbënte shqetësim sepse të ardhurat e korporatave amerikane do t’i vinin atyre në ndihmë, u shpreh Kerry Craig nga JPMorgan Asset Management.

Por, fatkeqësisht ato nuk ishin aq të larta sa ç’ishte parashikuar. Dhe në një situatë të tillë ku normat e interesit po rriten së bashku edhe me rritjen e tensioneve tregtare, ndjesia e ditëvë të mira të ciklit ekonomik duket se tashmë i përket vetëm të kaluarës.

Dhe kjo patjetër shoqërohet edhe nga një ndesi e lartë frike, tha Max Gokhman nga Pacific Life Fund Advisors.

Indeksi i aksioneve S&P ra me 3.1 për qind, dhe sipas JJ Kinahan, krye strategjist në TD Ameritrade, rreth gjysma e rënies së këtij indeksi ndodhi në orën e fundit të shitjeve, dhe kjo është herë e parë që unë kam ndjerë një trysni dhe panik të tillë në shitjen e aksioneve.

Edhe optimistët nuk janë të kënaqur nga një situatë e tillë. “Rënia prej gati 10 për qind e aksioneve amerikane gjatë muajit të fundit duket e tepruar”, tha Mark Haefele, në UBS Global Wealth Management. Vlerësimet për jo vetëm për aksionet amerikane por edhe për ato globale kanë rënë në nivele që nuk janë parë që nga shkurti i vitit 2016, vazhdoi ai më tej.

Ne duhet të vëzhfojmë me kujdes të gjithë rajonin, u shpreh Rob Carnell, Kryeekonomist në ING. Indekset e aksioneve të Tajvanit dhe Singaporit kanë thuasje të njejtat karakteristika me ato të Koresë së Jugut. E vetmja dritë jeshile në këtë situatë është tregtia neto. Duke marrë parasysh rrethanat aktuale, një gjë e tillë është mjaft shqetësuese.

Indeksi i aksioneve Kospi të Koresë së Jugut, ra me 12.6 për qind gjatë gjithë muajit tetor, ndërsa indeksi i aksioneve Topix ka shënuar një rënie prej 11 për qind gjatë këtij muaji, duke shënuar kështu edhe nivelin e tij më të ulët që prej tetorit të 2008. Indeksi i aksioneve kineze, CSI 300 ka rënë me afërsisht rreth 9 për qind gjatë gjithë këtij muaji, njëkohësisht edhe niveli e tij më e ulët që prej janarit të 2016.

Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, ra me më shumë se 2.4 për qind mëngjesin e ditës së sotme, duke e ulur indeksin me gati 11 për qind gjatë këtij muaji, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët që prej gushtit të vitit 2015.

Indeksi i aksioneve të gjigandëve kineze të teknologjisë AAC Technologies Holdings ra me 6 për qind, mëngjesin e sotëm, prandaj ne duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm në këtë drejtim, tha Hugh Young në Aberdeen Standard Investments.