Ministri Mete takohet me përfaqësues të BB, diskutohet mbështetja në drejtim të forcimit të mbrojtjes sociale 

44
Sigal

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Ervin Mete, zhvilloi një takim me përfaqësues të lartë të Bankës Botërore. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi bashkëpunimin mes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Bankës Botërore. Palët biseduan mbi mbështetjen që Banka Botërore po i jep institucioneve shqiptare në drejtim të mbrojtjes sociale, me fokus avancimin e reformës së skemës së sigurimeve shoqërore, si edhe analizimin e skemës së ndihmës ekonomike dhe programet e aftësimit dhe nxitjes së punësimit.  Ministri Mete vlerësoi mbështetjen dhe ekspertizën e Bankës Botërore sa i përket fushave që lidhen me mbrojtjen sociale, si edhe projekteve në fusha të ndryshme të zhvillimit ekonomik.  Palët vlerësuan rëndësinë e avancimit të dialogut, si edhe analizimit të komponentëve të mbrojtjes sociale, ku Banka Botërore shprehu gadishmërinë për të ofruar asistencën e saj.