SPAK nis hetimet, APP anullon tenderat, por drejtuesit e FSHZH “blindohen” në karrige

321
Sigal

“Qoka” me fondet publike, FSHZH e bën “tërmet” përsëri me tender 450 milion lekë për arroret në Ersekë. SPAK nisi hetimet kurse APP si enti më kompetent, anulon tenderin 600 mln. lekë për menunë e kuzhinës. Përse nuk shkarkohet kreu i FSHZH, Dritan Agolli dhe enti i prokurimit?!

Pse nuk shkarkohet kreu i FSHZH Dritan Agolli dhe të largohen të gjithë anëtarët, që kanë votuar e miratuar pro kësaj vjedhje skandaloze

 Autoriteti më i lartë i Prokurimeve Publike ka njoftuar se ka anulluar tenderin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit , ku firma e kuzhinjerit të lokalit të djalit të kreut të FSHZH, mori nga ky institucion 450 milion lekë, për promovimin e paketës së ushqimit në zonat turistike. Madje për këtë skandal ka filluar hetimet edhe SPAK. Por ajo që duhet të meren organet shtetërore, qeveria dhe bordi i FSHZH, nuk ka të bëjë thjesht me anulimin e këtij tenderi. Përkundrazi ata duhet të ndëshkojnë dhe shkarkojnë komisionerët dhe kreun e entit prokurues Dritan Agolli. A ka hetim më profesional për shkeljet, nepotizmin dhe konfliktin e interest, se sa vendimi i Agjencisë së Prokurimeve Publike? Kaq mjafton që jo me fjalë e demagogji, por me vepra të shkarkohet kreu i FSHZH Dritan Agolli dhe të largohen të gjithë anëtarët, që kanë votuar e miratuar pro kësaj vjedhje skandaloze, që u zbulua nga mediat.

Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, hyri në historinë e “elitës” së hajdutëve të qeverisë, me tenderin 500 milionë lekë për hartimin e mënuve të fshatrave turistikë që nuk janë ndërtuar akoma.Mirëpo pa u shuar akoma jehona e këtij tenderi, Dritani i FSHZH ka bërë një tender tjetër të rrallë; që edhe nëse është vërtetë investim që do bëhet, si objekt i takon Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor Rural, pasi ka lidhje me to. Sipas njoftimit zyrtar të datës 28 shkurt 2022, nga fondet e rrugëve, ujësjellësave, shkollave e rindërtimit, sipas pamfleti Dritan Agolli ka paguar afro 450 milionë lekë me TVSH, për mbjellje arrore në Bashkinë e Kolonjës, dhënë firmës private “Albgarden Shpk” nga Lezha.Nuk përcaktohet, nëse këto 450 milionë lekë i janë dhënë privatit si donacion falas, ose si kredi për të ngritur një fermë; por as nuk sqarohet, nëse këto arrore do jenë në pronësi të Bashkisë, për t’i administruar vetë me punësime banorësh, ose për ta dhënë me qira si burim të ardhurash.“Beu” i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, është drejtori që kryeministri e lejon të bëjë ‘qoka’ me fondet publike, ndërsa SPAK nuk i hodhi prangat as për tenderin 500 milionë lekë që i dha kuzhinierit të restorantit të djalit të tij, për hartimin e mënuve të fshatrave turistikë dhe 63 milionë lekë për logon e Fondit Shqiptar të zhvillimit.Prandaj nuk është çudi, që ndonjë ditë të dëgjojmë se ka bërë tender dhe për sfilata mode në kryeministri, festa parazgjedhore të patronazhistëve nëpër resorte oligarkësh.

 ‘Menuja e kripur’/ Anulohet tenderi 500 mijë$ për kompaninë e djalit të drejtorit Agolli

Anulohet tenderi me vlerë rreth 500 mijë dollarë i Fondit Shqiptar të Zhvillimit për projektin e menusë së 100 fshatrave. Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur të pranojë ankesën e kompanisë tjetër pjesëmarrëse në garë. Në njoftimin publik të Komisionit të Prokurimit Publik shkruhet se kriteret e vlerësimit teknik për menunë e 100 fshatrave nuk janë në përputhje me ligjin për prokurimet publike dhe kjo përbën shkak për anulimin e procedurës. Nga ana tjetër, Fondi Shqiptar i Zhvillimit i drejtuar nga Dritan Agolli i ka hartuar kriteret e vlerësimit teknik pa përcaktuar qartë se si operatorët ekomomik të ftuar duhet të hartojnë ofertat e tyre teknike. “Kjo metodologji vlerësimi është evazive dhe e lë vlerësimin e propozimeve teknike tërësisht në subjektivitetin e anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave. Komisioni gjykon, se autoriteti kontraktor duhet të kishte përcaktuar në mënyrë konkrete dokumentacionin dhe kualifikimet që duhet të disponojnë operatorët ekonomikë ofertues për secilin nënkriter, me qëllim përfitimin e pikëve maksimale,”- thuhet ndër të tjera në vendim.

Si u zhvillua tenderi?

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) hapi një tender për një “menu autentike” për projektin e “100 fshatrave”. Prokurimi për këtë tender është hapur më 21 tetor të vitit që lamë pas, e për të fondi limit që kapte shifrën e 41,666,667 lekëve. Fituesi është shpallur “Mascarpone sh.p.k”, e cila është në pronësi të kuzhinierit Alfio Rrotani & Endrit Maci. Kuzhineri Alfio Rrotani punon si shef kuzhine në një restorant luksoz që është në pronësi të djalit të Dritan Agollit, drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Fllad Agolli. Konkretisht, në restorantin “Bedouin Beach & Bar”, i cili ndodhet në Hamallaj. Pas të dhënave të publikuara në media, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryen veprime kryesisht në lidhje me tenderin e zhvilluar. Ndërsa vetë Agolli i cilëson të gjitha akuzat ndaj tij si shpifje duke pretenduar se po sulmohet politikisht.