Skandali: 14 000 lekë pension, 9600 ilaçi i zemrës

710
Sigal

Investigimi/ Mjekët vihen nën presion zyrtar për të mos dhënë barna të shtrenjta. Pacientët ankohen: 30% e zemrës funksionon, nuk më japin ilaçet që kurojnë sëmundjet. Skema e rimbursimit të barnave është shumë e komplikuar, me qëllim që shqiptarëve t’u japin ilaçet e dorës së fundit

Mjekët nën presion për të mos dhënë barna të shtrenjta. Pacienti: 30% e zemrës më funksionon, nuk më japin Entreston

Skandali: 14 000 lekë pension, 9600 ilaçi i zemrës

 

Skema e rimbursimit të ilaçeve për shqitparët është shumë e komplikuar,vetëm që pacientet të mos përfitojnë ilaçet e shtrenjta, edhe pse në listën e rimbursimit, nuk ka alternativa përveç një medikamenti deklarojnë pwr “Fiks Fare” pacientët e intervistuar.

Mjekët  familjes janë nën presion që të mos japin barna të shtrenjta me rimbursim, të mos pranojnë pacientë të rinj me receta që kanë shumë medikamente me rimbursim, sepse në këtë mënyrë tejkalojnë kufirin e rimbursimit që u është vënë ne nje shtesë kontrate që u është dhënë muajin e fundit. Sefi Pëllumbi,një pensionist nga Berati, i cili vuan nga insufiçenca kardiake , ankohet në Fiks, pasi prej katër muajsh sorrollatet dhe nuk merr dot medikamentin Entresto , një barn i kushtueshëm. Ai merr një pension prej 14 000 lekësh, ndërkohë një kuti e këtij medikament  kushton 9600 lekë.

Arrin të blejë vetëm katër tableta të Entrestos dhe gjithë muajin pi vetëm ato.

Tregon se ka ndjekur të gjtiha hapat që i ka thënë mjeku i familjes, ka bërë vizitë tek kardiologu i spitalit të beratit, ka bërë vizitë te kardiologu i QSUT-së, ka bërë ekografinë e zemrës siç e kërkon libri i rimbursimit të barnave, k amarrë receetë nga të dy mjejket kardiologë që duhet të kurohet me Entresto

Por mjeku i tij i familjes u transferua nga Berati në Tiranë dhe që prej asaj dite ai nuk merr dot ilaçet me rimbursim.Asnjë mjek i Beratit nuk merr përsipër që të vulosë ilaçet e tij me rimbursim.

Fiks Fare u interesua pranë Qendrës Shëndetësore Nr. 3 Berat dhe mjeku i familjes e njëkohësisht drejtor i kësaj qëndre   Spartak Caka shpjegoi për Fiksin se nuk mund të shtojë medikament tjetër në listë për Z. Sefi, pasi ai nuk ishte pacienti i tij.

Përkohësisht ai mbulon pacientët e mjekjes që ka marrë transferimin dhe ekzekuton recetat e meparëshme. Ai shpjegon se mjekët kanë një kontratë  me Fondin e Barnave, e cila ka kufizime në rimbursim të cilën nuk mund ta shkelin, e kjo shpesh herë sjell përpjasje mes tyre dhe mjekëve specialist.

Pra mjeku pranon se i ka duart e lidhura dhe nuk mund te shtoje paciente te tjere me liste te gjate medikamentesh me rimbursim se tejkalonin kufirin e vendosur nga Fondi

Sipas drejtorit te qendres shendetesore, medikamenti “Entresto”  duhet të  merret me konsultë nga dy specialistë, pra duhet të ketë dy vula, dhe nje EKO nga kabineti i QSUT-së.

Pacienti e ka rekomandimin e mjekut kardiolog te QSUT dhe libri i rimbursimit te barnave nuk percakton vule te dyte nga qSUT-ja

Nga ana tjetër ilaçi “Entresto” është i vetëm në listën e rimbursimit dhe nuk ka alternativë tjetër dhe as kufizime te tjera për dhënien e tij me rimbursim.

Fiksi arriti të regjsitrojnë pensionistin Pëllumbi në një mjek tjetër familjeje në Berat, por deri në momentin e përfundimit të procedurave të regjistrimit dhe verifikimit të kartelës së tij, ai duhet të presë për të marrë ilaçin jetik.