Ja lista e plotë e konccesioneve të dhëna në sektore të ndryshëm ekonomikë nga buxheti i shtetit për vitit 2021. Si po fryhen pagesat.
Qeveria “i rrëmben” 117 milionë euro taksapaguesve shqiptar, për konçesionet e oligarkëve
Open Data Albania ka hulumtuar mbi Kostot e Parashikuara për tu paguar për Partneritetet Publik Privat PPP apo Koncesione, që mbulohen nga Buxheti i Shtetit në vitin 2021. Janë 13 Shoqëritë e Biznesit që zbatojnë Kontrata Koncesnionare për të cilat Buxheti i Shtetit me fonde publike ka parashikuar pagesa për vitin 2021. Në total në vend kemi të regjistruara 274 shoqëri koncesionare. Nga këto vetëm 13 kanë pagesa nga fondet publike gjatë vitit 2021. Në këtë artikull nuk janë listuar pagesa apo kosto për dëme kontraktore, më thjesht pagesa që rrjedhin nga detyrime me vendim arbitrazhi apo gjyqësori. Totali i parashikuar në vlerë për mbështetje të Koncesioneve nga Fondet Publike për vitin 2021 është planifikuar në vlerën 14 432 692 000 Lekë (katërmbëdhjetë miliard e katërqind e tridhjetë e dy milion e gjashtëqind e nëntëdhjetë e dy mijë). Nëse e konvertojmë me Euro rezulton rreth 116 769 352 Euro (njëqind e gjashtëmbëdhjetë milion e shtatëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e treqind e pesëdhjetë e dy) kursi këmbimi zyrtar nga Banka e Shqipërisë, mesatarja për vitin 2020. Buxheti 2021 Kosto Publike të Parashikuara për Koncesione Partneritet Publik Privat (PPP). Në vend janë regjistruar mbi 274 shoqëri koncesionare. Për secilën prej tyre Regjistri Koncesionar i krijuar nga organizata AIS shfaq informacion dhe të dhëna për objektin, menaxhimin dhe performancën. Kostoja e planifikuar për vitin 2021 që të mbulohet me fonde publike për këto koncesione është sa pesëmbëdhjetë pikë shtatëdhjetë e katër (15.74%) për qind e Totalit të Investimeve të Parashikuara në Buxhetin 2021. Ndërsa në lidhje me Deficitin Buxhetor vlera qëndron në masën trembëdhjetë pikë njëzet e tetë (13.28) për qind e vlerës së parashikuar të deficitit për vitin 2021. Gjithashtu kosto e Planifikuar për mbulim të PPP koncesione me fonde publike shprehur në terma të Produktit të Brendshëm Bruto, rezulton zero pikë zero nëntë (0.09) për qind e Produktit të Brendshëm Bruto. Kusht ligjor për përllogaritjen e Kostove për PPP me mbulim Fonde Publike dhe Buxhetore është që shuma e përgjithshme e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo partneriteti publik privat (PPP), nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5 për qind të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor. Për vitin 2021 kosto e planifikuar për pagesat për kontratat koncesionare PPP përllogaritet në masën tre pikë njëzet e gjashtë (3.26) për qind e të ardhurave tatimore.
1. Me koston më të lartë mes trembëdhjetë kontratave të parashikuara për mbështetje me fonde publike për vitit 2021, qëndron ajo me titull Ndërtimi dhe operimi i Rrugës së Arbrit. Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 4 105 100 000 (katër miliardë e njëqind e pesë milion e njëqind mijë) Lekë, ose 28% të kostos së planifikuar për PPP totale për vitin 2021. Këtë kontratë e zbaton shoqëria koncesionare Gjoka 87. Kontrata është lidhur në vitin 2018 me shoqërinë Gjoka Konstruksion.
2. Kontrata e dytë Koncesion/PPP (Ofrimi i setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, material mjekësor steril një përdorimesh në sallat kirurgjikale, trajtimi i mbetjeve biologjike dhe dezinfektimi i sallave kirurgjikale). Vlera e parashikuar në vitin 2021 për këtë kontratë që mbulohet me fonde publike është 1 704 982 000 (një miliardë e shtatëqind e katër milionë e nëntëqind e tetëdhjetë e dy mijë) lekë, ose 12% të kostos së planifikuar totale për vitin 2021. Kjo kontratë menaxhohet nga shoqëria koncesionare SaniService dhe është lidhur në vitin 2015 me këtë shoqëri.
3. Kontrata e tretë me peshën më të lartë në koston e parashikuar totale është ajo me titull Shërbimi i Skanimit në Dogana. Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 1 580 698 000 (një miliard e pesëqind e tetëdhjetë milion e gjashtëqind e nëntëdhjetë e tetë mijë) Lekë, ose 11% të kostos së planifikuar totale për vitin 2021. Kjo kontratë është e kontraktuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Këtë kontratë koncesionare e menaxhon shoqëria 2S Albania, Kontrata është lidhur në vitit 2013 me shoqërinë Rapiskan dhe është ndryshuar me Ligj në vitin 2015. Për periudhën 2018 – 2023 pagesat e parashikuara si mbështetje buxhetore që mbulohen nga fonde publike vlerësohen 9 667 011 000 (nëntë miliardë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e njëmbëdhjetë mijë) lekë.
4. Kontrata e katërt me peshën më të lartë në koston e parashikuar totale është ajo me titull Për ndërtimin e landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimin e venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike. Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 1 386 921 000 (një miliard e treqind e tetëdhjetë e gjashtë milion e nëntëqind e njëzet e një mijë) Lekë, ose 10% të kostos së planifikuar totale për vitin 2021. Kjo kontratë është e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë/Bashkia Tiranë. Këtë kontratë koncesionare e zbaton shoqëria Integrated Energy BV SPV e zotëruar nga GeoGenix. Kontrata është lidhur në vitit 2017.
5. Në renditje pason Projekti PPP për Ofrimin i Shërbimeve Laboratorike Spitalore. Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 1 280 444 000 (një miliard e dyqind e tetëdhjetë milion e katërqind e dyzet e katër mijë) Lekë, ose 9% të kostos së planifikuar totale për vitin 2021. Kjo kontratë është e kontraktuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale. Këtë kontratë koncesionare e zbatohet nga shoqëria LABORATORY NETËORKS. Kontrata është lidhur në vitin 2019 me konsorciumin me bashkim operatorësh Labopharma Sh.p.k & Exalab Francë & AB Laboratory Solutions B.V. Për periudhën 2021 – 2023 pagesat e parashikuara si mbështetje buxhetore për këtë kontratë dhe që mbulohen nga fonde publike vlerësohen 6 923 565 000 (gjashtë miliardë e nëntëqind e njëzet e tre milionë e pesëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë) lekë.
6. Koncesion/PPP Kontrolli bazë i popullsisë 35-70 vjeç (check up) është parashikuar të paguhet gjatë 2021 për këtë kontratë vlera 876 090 000 (tetëqind e shtatëdhjetë e gjashtë milion e nëntëdhjetë mijë) Lekë, ose 6% të kostos së planifikuar totale për vitin 2021. Kjo kontratë është e kontraktuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale. Këtë kontratë koncesionare e menaxhon shoqëria 3P Life Logistic. Kontrata është lidhur në vitin 2015.
7. Një kontratë tjetër koncesioni që është aktive dhe mbulohet me fonde publike është ajo me titull Ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës Milot-Morinë. Vlera e parashikuar për këtë kontratë për vitin 2021 është 800 259 000 (tetëqind milionë e dyqind e pesëdhjetë e nëntë mijë) Lekë, ose 5.5% të kostos së planifikuar totale për vitin 2021. Kjo kontratë është e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Këtë kontratë koncesionare e menaxhon shoqëria koncesionare “ALBANIAN HIGHËAY CONCESSION”. Kontrata është lidhur në vitin 2016 me fitues konsorciumin ‘Catalyst Viva Das General Contracting LLC, Salillari, sh.p.k, Bee Tech-Violiap Ateve dhe Kastrati, sh.a’’. Për periudhën 2019 – 2023 pagesat e parashikuara si mbështetje buxhetore që mbulohen nga fonde publike vlerësohen 3 704 262 000 (tre miliardë e shtatëqind e katër milionë e dyqind e gjashtëdhjetë e dy mijë) lekë.
8. Kontrata tjetër aktive në vitin 2021 që mbulohet me fonde publike është ajo me titull Koncesion/PPP (Ofrimi i Shërbimit të Dializës në 5 spitale rajonale). Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 779 000 000 (shtatëqind e shtatëdhjetë e nëntë milionë) Lekë, ose rreth 5.4% të kostos së planifikuar totale për vitin 2021. Këtë kontratë koncesionare e menaxhon shoqëria koncesionare DiaVita. Kontrata është lidhur në vitin 2016. Për periudhën 2018 – 2023 pagesat e parashikuara si mbështetje buxhetore që mbulohen nga fonde publike vlerësohen 4 475 539 000 (katër miliardë e katërqind e shtatëdhjetë e pesë milionë e pesëqind e tridhjetë e nëntë mijë) Lekë.
9. Një kontratë tjetër koncesionare është ajo me titull Ndërtimi, operimi dhe transferimi i inceneratorit për përpunimin e mbetjeve urbane të Bashkisë së Fierit. Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 752 770 000 (shtatëqind e pesëdhjetë e dy milionë e shtatëqind e shtatëdhjetë mijë) Lekë, ose rreth 5.2% të kostos së planifikuar totale për vitin 2021. Këtë kontratë koncesionare e menaxhon shoqëria Integrated TechnologyËaste Treatment Fier. Kontrata është lidhur në vitin 2016. Për periudhën 2018 – 2022 pagesat e parashikuara si mbështetje buxhetore që mbulohen nga fonde publike vlerësohen 3 763 852 000 (tre miliardë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e tre milionë e tetëqind e pesëdhjetë e dy mijë) lekë.
“Kostoja e planifikuar për vitin 2021 që të mbulohet me fonde publike për këto koncesione është sa pesëmbëdhjetë pikë shtatëdhjetë e katër (15.74%) për qind e Totalit të Investimeve të Parashikuara në Buxhetin 2021.”
10. Projekt koncesionar aktiv në vitin 2021 është ajo me titull Për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në Bashkinë e Tiranës. Vlera e parashikuar për këtë projekt është 658 325 000 gjashtëqind e pesëdhjetë e tetë milionë e treqind e njëzet e pesë mijë) Lekë, ose rreth 5% të kostos së planifikuar totale për vitin 2021. Aktualisht kemi dy kontrata për Përmirësimin e Infrastrukturës Arsimore përmes PPP Koncesione (njohur si shkollat koncesionare). Kontrata Për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në Bashkinë e Tiranës në Zonën zbatohet nga Shoqëria Koncesionare Z.M.A. Kontrata është lidhur në vitin 2018 pasi bashkimi i operatorëve ekonomikë: AGI KONS shpk, MET ENGENEERING shpk dhe ZENTI&CO shpk fituan garën. Po për këtë projekt zbatohet Kontrata Për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në Bashkinë e Tiranës në Zonën 4 . Zbatuese është Shoqëria Koncesionare Tirana 4. Kontrata është lidhur në vitin 2020 me koncesionarin e përbërë nga bashkimi i operatorëve ekonomikë: Alba Konstruksion shpk, FUSHA, ED KONSTRUKSION, ERZENI/SH, SON Engineering & Construction dhe A & E ENGINEERING sh.p.k. Për periudhën 2020-2023 pagesat e parashikuara si mbështetje buxhetore që mbulohen nga fonde publike për këtë projekt vlerësohen 4 649 443 000 (katër miliardë e gjashtëqind e dyzet e nëntë milionë e katërqind e katërdhjetë e tre mijë) lekë. Ky projekt mbështetet përmes taksës së përkohshme për përmirësimin e infrastrukturës arsimore, taksë që paguhet vetëm në bashkinë Tiranë.
11. Ndërtimi dhe operimi i rrugës Porti i Jahteve – By Pass Orikum – Dukat ( Ura e Shen Elizes). Vlera e parashikuar për këtë kontratë në 2021 është 393 979 000 (treqind e nëntëdhjetë e tre milionë e nëntëqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë) Lekë, ose rreth 3% të kostos së planifikuar totale për PPP për vitin 2021. Kjo kontratë është e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Këtë kontratë koncesionare e menaxhon Shoqëria Koncesionare “Rruga Orikum – Llogara”. Kontrata është lidhur në vitin 2019 me “GJIKURIA” sh.p.k.
12. Ndërtimi dhe operimi i Rrugës Milot-Balldren është një tjetër kontratë koncesionare aktive që përbën kosto për Buxhetin. Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 65 000 000 (gjashtëdhjetë e pesë milionë) Lekë. Kjo kontratë është e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Këtë kontratë koncesionare e zbaton Shoqëria BARDH KONSTRUKSION. Kontrata është lidhur në vitin 2019 me shoqërinë ANK sh.p.k si Koncesionari dhe Shoqëria “BARDH KONSTRUKSION” si Shoqëria Koncesionare. Për periudhën 2020 – 2023 pagesat e parashikuara si mbështetje buxhetore që mbulohen nga fonde publike vlerësohen 1 464 945 000 (një miliardë e katërqind e gjashtëdhjetë e katër milionë e nëntëqind e dyzet e pesë mijë) Lekë.
13. Ndërtimi, operimi dhe transferimi i inceneratorit për përpunimin e mbetjeve urbane të Bashkisë së Elbasanit është kontrata tjetër koncesionare që do të jetë aktive në vitin 2021 dhe mbështetet me fonde publike. Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 49 124 000 (dyzet e nëntë milionë e njëqind e njëzet e katër mijë) Lekë. Kjo kontratë është e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Këtë kontratë koncesionare e zbaton Shoqëria ALBTEK ENERGY. Kontrata është lidhur në vitin 2014 nga ish autoriteti kontraktor Ministria e Mjedisit me shoqërinë Albtek Energy dhe është ndryshuar në vitin 2015. Për periudhën 2018 – 2021 pagesat e parashikuara si mbështetje buxhetore që mbulohen nga fonde publike për këtë projekt vlerësohen 2 033 626 000 (dy miliardë e tridhjetë e tre milionë e gjashtëqind e njëzet e gjashtë mijë) lekë.