Bie lavdia e kryeministrit Rama për 38,400 vaksinat që u solli mjekëve, mësuesve dhe pensionistëve si meritë e tij. Por dhurata e “Rilindjes” i ngjan mollës së helmatisur të shtrigës mbretëreshë tek ‘Borëbardha’ pasi Astra Zeneca deklaroi dje se do të bllokojë shpërndarjen e dozave pas fillimit të hetimeve nga vendet e BE, Afrikës, Azisë dhe OBSH-së. Është koha që SPAK dhe laboratori i kontrollit të barnave të urdhërojë bllokimin e menjëhershëm në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama deklaron marrjen 38400 vaksinave të Astra Zenenca nga Suedia, ndërkohë që kjo e fundit ka një muaj që i ka hequr nga përdorimi për qytetarët e saj. Mesa duket një pjesë e tyre mbërritën në Tiranë dhe Rama kërkon ta shes si sukses të tij personal marrjen e vaksinave. Ndërkohë që mediat norvegjeze dhe agjencia ndërkombëtare ‘Reuters’ kanë bërë me dije se Suedia ka e pezulluar pasi një numër i madh i profesionistëve shëndetësor raportuan efekte anësore të mundshme. Në vendin tonë me 38 400 dozat e vaksinës AstraZeneca që erdhën mbrëmjen e së premtes pritet të vaksinohen mësuesit dhe të moshuarit mbi 80 vjeç.
Pas disa rasteve të komplikacioneve me vaksinën e AstraZeneca, thuajse gjysma e vendeve të BE ka bllokuar në mënyrë të plotë ose të pjesshme vaksinimin me AstraZeneca. Italia, Gjermania Franca, Hollanda Austria ,Danimarka etj me laboratorë të shkëlqyer e pezulluan. Ditën e djeshme ndër më të fundit shtet që pezulloi këtë vaksinë ishte Spanja. Gazeta “Telegraf” ka ngritur alarmin që më datë 5 shkurt 2021 për efektet e mundshme anësore dhe analizuar pikëpyetjet e disa shteteve të BE në lidhje me këtë çështje. Rreth 17 milionë vetë kanë marrë deri tani një dozë të vaksinës britaniko-suedeze në Bashkimin Europian dhe Mbretërinë e Bashkuar, e gati 40 raste mpiksjesh të gjakut të raportuan javën që shkoi.
Në rritje numri i shteteve që pezullojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca
Një tjetër shtet ka pezulluar përdorimin e vaksinës së AstraZeneca.Spanja do të ndalojë përdorimin e vaksinës AstraZeneca për të paktën dy javë, tha të hënën ministrja e shëndetësisë Carolina Darias. Franca i është bashkuar shteteve të cilat kanë ndaluar përdorimin e vaksinës së AstraZeneca. Pikërisht ka qenë Presidenti francez, Emmanuel Macron që e ka bërë të ditur lajmin.
Holanda gjithashtu përdorimin e vaksinës së koronavirusit, të zhvilluar nga Oxford-AstraZeneca, pas shqetësimeve në lidhje me efektet anësore të mundshme.Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) thonë se nuk ka asnjë tregues në lidhje midis vaksinës dhe raporteve të mpiksjes së gjakut.Shtatë vende deri më tani kanë pezulluar plotësisht vaksinimet me AstraZeneca.Rreth 17 milionë njerëz në BE dhe Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë një dozë të vaksinës, me më pak se 40 raste të mpiksjes së gjakut të raportuar që nga java e kaluar, tha AstraZeneca.Qeveria holandeze tha se pezullimi, i cili do të zgjasë të paktën deri më 29 mars, është një masë paraprake.
Republika irlandeze gjithashtu ndërmori veprim të ngjashëm një ditë më parë, në lidhje me raportet e mpiksjes së gjakut në Norvegji.Danimarka, Norvegjia, Bullgaria, Islanda dhe Republika Demokratike e Kongos kanë pezulluar të gjitha vaksinimet.
Disa vende europiane, përfshirë Italinë dhe Austrinë, kanë pezulluar përdorimin e vaksinës në grupe të caktuara si një masë paraprake.Tajlanda, pas një pezullimi, njoftoi se do të rifillonte të përdorte vaksinën të martën.EMA – e cila aktualisht po kryen një rishikim të incidenteve të mpiksjes së gjakut, tha se vaksina mund të vazhdojë të administrohet.Rregullatori i barnave në Mbretërinë e Bashkuar gjithashtu tha se provat “nuk sugjerojnë” se doza e vaksinës shkakton mpiksje, ndërsa u bëri thirrje njerëzve të marrin vaksinën kur u kërkohet ta bëjnë këtë.Profesori Andreë Pollard, drejtori i grupit të vaksinave të Oksfordit i cili zhvilloi dozën Oxford-AstraZeneca, tha për BBC se kishte “siguruar shumë prova se nuk ka rritje të një fenomeni të mpiksjes së gjakut në Mbretërinë e Bashkuar, ku shumica e dozave në Europa janë dhënë deri më tani “. Finlanda ka bërë gjithashtu një “studim shumë të kujdesshëm” dhe nuk gjeti një rrezik në rritje, shtoi ai.
Bëri vaksinën AstraZeneca vdes një person në Norvegji
Një person që mori vaksinën AstraZeneca në Norvegji ka ndërruar jetë pas mpiksjes së gjakut, gjakderdhjes dhe një numri të ulët të trombociteve, tha të hënën Agjencia Norvegjeze e Barnave.Agjencia tha se Norvegjia nuk kishte parë kombinime të ngjashme të simptomave me vaksinat e tjera.Norvegjia është midis disa vendeve evropiane që kanë pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca të COVID-19 ndërsa rregullatori i ilaçeve të Bashkimit Evropian heton nëse vaksinimi mund të lidhet me një numër raportesh të mpiksjes së gjakut.
AstraZeneca merr vendimin të reduktojë shpërndarjen
AstraZeneca ka vendosur të reduktojë drastikisht furnizimin e vaksina kundër koronavirusit në vendet e Bashkimit Europian, raporton Reuters. Deklarata pasoi kritika publike. Në Bruksel, një zyrtar i BE tha për ANSA se kompania nuk po e merr seriozisht angazhimin e marrë.Ndërsa në SHBA, 100 milionë doza mbeten në magazina pasi autoritetet amerikane hezitojnë të miratojnë vaksinimin e popullatës me këtë vaksinë.
Pas dyshimeve të shfaqura rreth vaksinës, OBSH nis hetimet ndaj AstraZeneca-s
Organizata Botërore e Shëndetësisë që ka mbrojtur vazhdimisht këtë vaksinë tanimë ka deklaruar të hënën se paneli i tyre këshillues është duke analizuar raportimet e fundit rreth sigurisë së vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca.
Megjithatë, agjencia shtoi se deri më tani nuk ka të dhëna që të këtë ndodhur ndonjë incident shëndetësor për shkak të vaksinës.
Vendet europiane pezullojnë Astra Zeneca
Gjermania
Franca
Italia
Austria
Estoni,
Lituani,
Luksemburg
Letoni
Norvegjia
Danimarka
Islanda
Suedia
Islanda
Irlanda
Belgjika
Spanja
Republika demokratike e Kongos
Tajlanda





















