Serrat, hapi i parë në rvolucionin që kërkon bujqësia jone

1407
Sigal
-Një çerek shekulli vetëm shkatërrim bujqësie- 
Gjëndja e bujqësisë tonë në këtë çerek shekulli është katastrofike. U katandis e tillë si pasojë e menaxhimit barbar, prej qeverisjeve, që pasuan. ë drejtim të bujqësisë sistemi i ri pa asnjë hezitim mund të emërtohet si “shkatërruesi”. Mirëpo mungesa e rrugëve ligjore, për ta kundërshtuar pushtetin “demokratik despotik” të zbatuar , për qëndrimin kriminal ndaj tokës dhe ashtu ndaj vetë bujqësisë, ka përbërë dhe përbën një tipar me të vërtetë domethënës, të një “despotizmi demokratik” ndaj bujqësisë, krejt arealit rural. he kur të tilla rrugë të zbatuara, të mbyllura e gati pa rrugëdaljet, përkundrejt gjendjeve të tilla në shoqëri, i bëjnë prestarët e shoqërisë jashtë mase të pakënaqur e të dëshpëruar. uk ka fshatar e bir fshatari në këtë vend, që të ketë fijen e kënaqësisë për situatën në të cilën janë katandisur në këtë çerek shekulli. Jo më kot kanë ikur e po ikin ..nga sytë këmbët. Njerëzit ikin kur u rëndohet ..toka! Kanë arritur në situatën kur në nivele të këtilla pakënaqësie dhe kur rrugët për të kundërshtuar situatat e pashpresa të jetesave normale, kanë qenë të mbyllura, njerëzit prej dëshpërimit kanë menduar dhe janë ngritur për të përmbysur qeverisjet. Gjer sot rrotacionet kanë ndodhur ‘të buta”, por brenda shoqërisë “ka ndenjur fshehur “, një urrejtje shumë e madhe, gati shpërthyese ndaj qeverisjeve! Mirëpo, vet sistemi ka “qerratallikun” brenda sepse lejon, që “sundimtarët e rinj”,me afërsisht të njëjtin mentalitet, të përligjin veprimtarinë e tyre, aspak për të ndryshuar gjendjet, por me manovra mashtruese, duke ballafaquar të mirën e vogël, të qeverisjes të tyre , me të keqen e madhe, të qeverisjes së mëparshme. Kjo është praktikë shumë e vjetër, rrjedhojë shekullore, qysh prej ndërrimeve periodike të dinastive. Por njëherësh edhe që këtej ka lindur e drejta njerëzore e “rebelimit”, një term ky i paqëlluar mirë, sepse me të ngatërrohen me njeri tjetrin problemi ligjor me atë moral. Pikëpamjet dominuese mbi rënien dhe ngritjet e qeverisjeve, me sjellje si tonat, në tërë këtë çerek shekulli, ndaj gjendjes së shoqërisë, sa i përket sjelljes ndaj elementit më thelbësor të zhvillimit,pra të bujqësisë, shpesh paraqiten si paralajmërime kundrejt një “rebelimi” potencial,për qeverisjet( që edhe ka ndodhur ) dhe jo si udhërrëfyes të sistemit funksionues demokratik.Ca më shumë, që ato nuk janë menduar e as përfshirë në ndonjë korpus kushtetues, apo ligjor. E drejta e rebelimit justifikohet plotësisht kur ligjet ekzistuese dhunohen barbarisht duke përfshirë së pari mos zbatimin e tyre të qëllimshëm, nga organet qeverisëse e sidomos ato ligjzbatueset, sepse mbartet rreziku i shkatërrimit total të sistemit. Përballë këtij realiteti, pjesëtarët e shoqërisë ose rebelohen, të organizuar për ndryshmin ose …ikin duke braktisur vendin. Kjo po na ndodh tash e shumë vite. Sepse, askush nuk ka mbajtur e nuk mban përgjegjësi, për këtë gjendje katastrofike të tokës dhe ashtu të bujqësisë shqiptare. Njëherësh, të vet shoqërisë shqiptare. Gjurmët e të ashtuquajturës të drejtë për “tu rebeluar”( emërtesë që një forcë politike shpesh e ka përdorur si slogan skandalizues, ardhur prej kundërshtarit të vet, shprehjen “rebelim komunist”) të bërë, sipas asaj logjike, në dëm të demokracisë funksionale, që kujtonin se kishin në zbatim, ndërsa populli pati humbur gjithë kursimet, prej skemave shkatërruese të ekonomisë familjeve, historia e shoqërisë njerëzore i tregon prezent në të gjitha periudhat, nëpër të cilat kanë ecur shoqëritë. Folklori “Pueblo”, krenohet me rebelimet, me veprimet e suksesshme kundër qeverisjes ‘Kacikëve të padenjë”.Sundimtarët hindu dhe ata myslimanë , janë paralajmëruar në të njëjtën mënyrë dhe po ashtu në Bali, revolucionet kanë qënë të përligjur, në të njëjtën mënyrë. Në Kinë, e drejta e rebelimit ka qenë formuluar nga klerikët konfucianë. Dhe përbënte një pengesë, për pushtetet totalitare, e indiferente ndaj shfrytëzimit të tokës, ndaj bujqësisë, gati sa edhe prania e shkrimeve të Marksit e Leninit, sepse postuluan veprimet revolucionare, kundër shtypjeve dhe shfrytëzimit të punës krahut mbi tokën, prej shfrytëzuesve. Rebelimi i sotëm tek shoqëria jonë është real, me dukuri ikjen, largimin e njerëzve, prej vendit, braktisjen e tokës tyre, braktisjen e Atdheut. Një katastrofë për të ardhmen dhe një “luks “ për qeverisjet e pashqetësuara, prej uraganeve që bartin rebelimet popullore. Por kjo është e përkohshme….Për gjer kur qeverisjet të ndërrojnë kurset shkatërruese.. Dhe të hartojnë “Doktrinën Zhvillimore”, me bazë ..bujqësinë ! 
-Sinjale, për ndryshim mentaliteti mbi bujqësinë. –
Kohët e fundit qeverisja duket po jep shenja të një rikonceptimi të punës me bujqësinë. Jo vetëm nga Ministria e Bujqësisë por edhe nga ana e Kryetarit të Parlamentit dhe drejtuesit të forcës së dytë, në qeverisje, Z.Ilir Meta, ka një angazhim dhe përkushtim, për të hedhur hapa drejt asaj rrugës së munguar gjer sot, drejt vëmendjes, për bujqësinë. Dhe kjo dukuri nuk është vetëm prezentë tek sloganet në këtë fushate, por tek një angazhim në probleme që rrisin vëmendjen e tërë strukturave në bazë e në qendër, tek prodhimi bujqësor. Duket se më në fund është kuptuar, që bujqësisë i ka munguar dhe gjene i mungon “Doktrina Zhvillimore,” që do të ishte njëherësh edhe baza e Doktrinës Zhvillimore të gjithë sektorëve të veprimtarisë, të jetës së vendit. Në se ja arrijmë kësaj dhe zbatimi i tyre merr rrugë, miratuar e kthyer në programe alternativë nga tërë klasa politike shqiptare. Vetëm ahere shoqëria do të nisë të marri frymë lirisht. Rinia jonë do t`i kthehet punës. Tek dëgjojmë kryetarin e Parlamentit të nxisë tërë organizmat vendimmarrëse dhe tërë sipërmarrjen, për ndërtim serrash me ngrohje, na lind shpresa se diçka po rikonceptohet, krejt ndryshe nga gjer sot. 
-Kërkesat e shumta për ndërtim serrash janë jo thjesht ide, por praktika revolucionare në bujqësi-
Ka disa kohë që në të gjitha qarqet e vendit, po zjenë dëshira e sipërmarrësve, për ndërtim serrash. Nuk është kjo thjesht një dëshirë e tyre por një domosdoshmëri e popullit, që të prodhojë nga ajo tokë, që ata e njohin në detaje. Kanë qenë qeverisjet që nuk ja kanë ditur vlerën kësaj toke, por jo njerëzit e punës. Ja kanë ditur, por kanë qenë e janë të pafuqishëm, për të bërë tokën të prodhojë. Njihen sot vështirësitë e shumta të gjendjes tokave, të copëzimit të tyre. Vështirësi, që nuk lejojnë sipërmarrjen të përfshihet në prodhimin e zgjeruar fushor e të gjitha llojeve. Por përqendrimi i vëmendjes tek serrat, në përgjithësi dhe sidomos tek ato me ngrohje në veçanti, është fillimi i një rruge jo fort të gjatë, që do të sjelli revolucion në prodhimin bujqësor edhe në kushtet e kësaj gjendjeje. Ndërtimi i një sipërfaqe serre zgjat nga disa ditë deri në jo më shumë se një muaj. Dhe në më pakë se dy muaj serra jep prodhimin e parë. Sot kemi diku tek njëmijë hektarë me serra, përgjithësisht të thjeshtat. Me ngrohje qendrore mund të numërohen hektarët me gishtat e dorës. Pse serrat do sjellin revolucion në prodhimin bujqësor ? Së pari duhet konceptuar e kuptuar se në se vet toka është një “bujqësi pa çati “, serrat janë “Uzina të prodhimit bujqësor gjithëvjetor me çati”.Së dyti kushte e vendit tonë me aq shumë ditë me diell gjatë tërë vitit janë një potencial i madh energjetik për prodhimin, në muajt kur vende të ndryshme nuk i kanë këto kushtet. Pra në prodhim, brenda një ambienti të mbrojtur mobilizohet faktori deciziv natyror si diellzimi, energjia. Në kushte kur shfrytëzimi potencial i fushave pengohet nga faktorë organizativë dhe ligjorë siç është mungesa e regjistrimit të pronave , copëzimi etj, ngritja e serrave ku prej tyre merren kapacitete shumë të larta prodhimi, sjell e shpie ekonominë përpara duke u bërë shembulli për sipërmarrjen dhe kooperimin e munguar të ngastrave.
– Nga serrat moderne mund të merren 280 deri 300 ton për ha-
Duhet ta konsiderojmë një risi, që duhet mbështetur me të gjitha mënyrat nga ana e Ministrisë Bujqësisë dhe tërë organizmave të shtetit, bankat sikurse po angazhohet për të kontribuar Banka Intesa Sanpaolo, faktin që vendit tonë sot i janë ofruar të operojnë kompani nga më seriozet e më aktivet në botë si ajo italiane për ndërtimin e serrave, Lucchini. Ajo nxitur e mbështetur, sa duket prej qeverisë italiane dhe t, nëpërmjet Fndacionit NAIMA, për të hyrë e kontribuar në zhvillimin e bujqësisë shqiptare jo vetëm ofron ndërtimin e serrave moderne, por duke qenë në të njëjtën shtrirje gjeografike me vendin tonë,i bën shumë të përshtatshme tipet e prodhimit serrave të patentës Lucchini.Serrat e kompanisë Lucchini, lider në tërë Evropën Jugore, ndërtuar në tokat tona, do të mund të sjellin me të vërtetë një revolucion në prodhimin bujqësor nga ambientet e mbrojtura. Sot,për sot, nga serrat me ngrohje, që janë aktualisht në prodhim, janë marrë rendimente gati sa edhe prej fushave të zakonshme e kjo për një sërë arsyesh e faktorësh. Kompania Lucchini garanton prodhuesit se me teknologjinë e serrave të saj brenda një cikli prodhimi merren 270 deri 300 ton për ha, ose sa dyfishi i marrë gjer sot nga serrat e tipit “izraelit “!Kompania Lucchini jo vetëm oferton serrën, e ndërton atë apo paraqitet si një ofertues tregtar, por ofron studimin e tokës, burimin e ujërave, për ujitjen e serrës, gjendjen e ujërave nëntokësore, teknologjinë në tërësi, farën si dhe ofron rekomandimet për kulturat më me efektivitet e deri tek mundësia e bashkëpunimit për marketingun dhe gjetjen e tregut. Kompania Lucchini e konsideron futjen në serrën sipas teknologjisë që rekomandon , si një sallë operacioni, ku mund të hyjnë vetëm ata që janë të paratrajtuar nga çdo infeksion si dhe e mbron serrën prej insekteve me rrjeta speciale.”Serrën e infektojnë jo faktorët natyrorë, jo natyra, … por njeriu dhe insektet “, porosit Massimo Lucchini !
-Në se arrijmë të ndërtojmë dhjetë mijë hektarë me serra…!-
Janë të gjitha mundësit për tu ndërtuar brenda këtij mandati qeverisës dhjetë mijë hektarë me serra, o në mos kaq edhe gjysmën edhe me pakë, por jo sa kemi. Pse jo edhe dyfishi i kësaj shume ! Sigurisht do të duhet goxha fond, për investimin e tyre dhe është ky problemi, që duhet menduar e parë me imtësi nga organet qeverisëse. Por në se këtë projekt gjigand qeverisja e bën prezent në të gjitha organizmat vendimmarrëse evropiane, në të gjitha bankat dhe donatorët potencialë, ahere vendi do të mund të arrinte një prodhim, në një cikël prodhimi prej afërsisht 3 milionë tonelata perime(hipotetike). Do të kishim edhe disa qindra mijë vetë të zënë në punë. E frikshme si shifër, për tu menxhaur dhe gjetur tregun, por në muajt kur shumica e atij prodhimi do të shkonte, më së pari, tek vëndet ish të KNERIT, (peserish edhe ne Evrope sepse kur na kërkohen të zbatojmë masa ndaj të tjerëve duke dëmtuar interesin kombëtar, duhet tu kërkojmë edhe të na ndihmojnë në pakësimin e dëmeve prodhuesve shqiptarë) me para kontraktime, ku vendi jonë ka pas tregtuar , ahere sikur problemet pakësohen. Sepse do të jetë industria përpunuese që do kërkojë të operojë
Problemet më të rënda, gjer sot i kemi patur nga mungesa e prodhimit. Serrat janë një fushë e pashkelur gjer sot, për të prodhuar shumë, shpejt dhe me cilësi të lartë! Serrat të mund të kthehen në pararendëset e Doktrinës tonë Zhvillimore. Por kjo mundësi nuk vjen vetvetiu….