Politika fiskale po shthuret. FMN: Ulja e pragut të TVSH pa rezultat

531
Sigal

Amendimi vit pas viti i ligjeve fiskale ka cenuar progresin që qeveria shqiptare duhet të arrinte në drejtim te të ardhurave. Fondi Monetar Ndërkombëtar në rishikimin e fundit të marrëveshjes me Shqipërinë vë në dukje se janë bërë përmirësime sa i përket sistemeve të informacionit dhe teknologjisë për administrimin e taksave, por nga ana tjetër sistemimi tatimor ka rënë pre e ndryshimeve të shpeshta shpesh të fokusuara në objektivat sektoriale. Politikat e tilla, përfshirë ndryshimet në paketën fiskale të 2019 mund të shtrembërojnë alokimin e burimeve, minojnë integritetin e sistemit tatimor, dobësojnë bazën tatimore dhe komplikojnë mbledhjen e të ardhurave, vë në dukje Fondi Monetar Ndërkombëtar. Për të ilustruar shthurjen e politikes fiskale Fondi merr në analizë uljen e pragut të TVSH-së “Për shembull, ulja e pragut të TVSH-së në vitin 2018 rriti numrin e tatimpaguesve me rreth 30 për qind. Mirëpo ky numër tatimpaguesish veç sa rriti barrën mbi administratën tatimore dhe bizneset e vogla, ndërsa përfitimet në të ardhura ishin të vogla”, referon FMN në analizën për Shqipërinë. Stafi i FMN-së u bëri thirrje autoriteteve shqiptare të pezullojnë përjashtimet të mëtejshme nga taksat, teksa duhen të merren në konsiderate pezullimi i përjashtimeve fiskale të dhëna më parë. Fondi thotë se ndryshimet në politikën tatimore duhet të jenë të rralla dhe të mirëmenduara. Sipas rekomandimeve të Fondit Shqipëria duhet të rrisë më tej taksat mbi karbonin, makinat dhe naftën. Baza e TVSH-së duhet të zgjerohet mbi ilaçet, makinat , shitjet e banesave, arsimi dhe turizmi.Fondi rekomandoi gjithashtu rikthimin e tatimit mbi të ardhurat e biznesit të vogla dhe rritjen e mëtejshme të akcizës për cigaret./Monitor