Përcaktohet fondi për pensionet e ish-ushtarakëve, Kodheli: Rreth 1 mld lekë

690
Sigal

Qeveria shqiptare do të harxhojë rreth 1 miliard lekë për pensionet e ish-ushtarakeve. Deklaratën e bëri ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila tha se ky është një premtim i mbajtur i qeverisë.

Kodheli: Ne kemi dhënë një premtim rreth 40 muaj më parë të vënies në vend të kthimit një detyrimi i cili ishte i bazuar jo vetëm në atë çka duhet të përfitonte kjo shtresë e shoqërisë, pro edhe në një vendim të Gjykatës Kushtetuese e cila nuk u zbatua kurrë nga qeveria e mëparshme. Vendim në fakt  i cili rikthente një pjesë të borxheve që shoqëria shqiptare i kishte shtresës s ëish-ushtarakëve. Me këtë ligj të ri që kemi bërë, me punën e ministrit Klosi dhe me mbështetjen e të gjithë parlamentarëve që votuan këtë ligj ne kemi bërë të mundur që të përfitojnë nga ky ligj rreth 5500 ish-ushtarakë. Fatura që qeveria do të paguajë është e konsiderueshme, sepse përafron të 1 miliard lekëve të reja dhe kjo është vetëm fillimi i të gjithë atij detyrimi që ne i kemi kësaj shtrese të shoqrisë.

Kodheli tha se faturat e prapambetura të ministrisë së Mbrotjes nga qeveria e kaluar ishin 16 mln euro të cilat u paguan nga taksapaguesit shqiptarë.

Kodheli: Ne ndofta nuk kemi qenë ti përshkruajmë publikut gropën e zezë që ne gjetëm në detyrimet e llogarive të ministrive dhe të qeverisë me ardhjen tonë në pushtet. Fatura që më është dashur të paguaj si ministri i Mbrojtjes sigurisht me paratë e taksapaguesve shqiptare ka qenë 16 mln euro, shërbime dhe fatura dhe produkte të papaguara më parë që nga viti 2008.

Ministri i Mirëqennies dhe Rinisë tha se është një shumë prej 368 milionë lekë që do ti kthehet në llogari ish-pensionistëve. Klosi tha se deri në pranëverën e vitit tjetër do të shlyet i gjtihë detyrimi që ish-ushtarakët kanë paguar nga një gabim që është konsideruar si administrative.

KlosiJanë plot 5425 ish-ushtarakë që gjenden debitorë para sistemit të pensioneve prej një shumë detyrimi që mbetej për tu  shlyer plot 984 mln lekë. Shumë debitore e cila do të falet me vendimin e parlamentin si dhe shumë 368 milionë lekë e cila janë detyrime të mbajtura nga grupimi juaj dhe ne me një vendimarrje të pastër këtë shumë do ta kthejme në buxhetet tuaja. Pra plot 368 mln lekë apo 3 mln dollarë do të rikthehen në llogarinë tuaj bankare. Pra deri pranverën e vitit tjetër do të jenë shlyer të gjithë ato që keni paguar në mënyrë të konsideruar si gabim administrative, si një vendimarrje e peadrejtë për të pasur mundësi që këto apra të kthehen në buxhetet e familjeve tuaja.