Nis gjuetia mbi paratë e fshehura në parajsat fiskale

731

“Drafti në Kuvend, nga janari 2021 emrat e pronarëve të kompanive offshore , do bëhen publike, gjobitet 500 mijë lekë kush s’deklaron të dhënat”

Sigal

Nis gjuetia mbi paratë e fshehura në parajsat fiskale

Nga janari 2021, të gjithë pronarët e subjekteve që nuk regjistrojnë të dhënat në regjistrin e pronarëve përfitues, do të gjobiten për shkelje me gjobë nga 150 mijë lekë deri në 500 mijë lekë.  Projektligji i miratuar nga qeveria i ka kaluar për miratim Parlamentit, ku përcakton krijimin e regjistrit të tw dhënave, që do të administrohet nga Qendra Kombëtare e Biznesit dhe do të shërbejë si arkiv elektronik zyrtar dhe do të sigurojë transparencën  në fushën e pronarëve përfitues. Regjistri do të zbardhë edhe emrat e pronarëve përfitues të kompanive të regjistruara në parajsat fiskale (offshore) me aktivitet në Shqipëri, të cilët zotërojnë të paktën 25% të aksioneve. Shqipëria deri me tani nuk ka një mekanizëm që të identifikojë se cilët janë pronarët e vërtetë përfitues të subjekteve të regjistruara në të. Për këtë arsye, si edhe duke pasur parasysh që ngritja e një regjistri i cili do të bëjë të mundur regjistrimin e pronarëve real përfitues, ka qenë një prej rekomandimeve të  “MONEYWAL” për Shqipërinë. Në këtë projektligj është parashikuar se subjektet raportuese ekzistuese  duhet, jo më vonë se  30 ditë kalendarike nga hyrja në fuqi e draftit,  të  identifikojnë  pronarët  përfitues, si dhe të  krijojnë dhe të mbajnë dokumentet përkatëse për pronarët përfitues. Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe  AKSHI do të krijojnë  Regjistrin  e  Pronarëve  Përfitues  jo më vonë  se data 3 janar 2021.  Subjektet  raportuese ekzistuese duhet të regjistrojnë të dhënat e kërkuara nga ky projektligj për pronarët e tyre përfitues, jo më vonë se 60 ditë kalendarike nga krijimi i Regjistrit të Pronarëve Përfitues.

Regjistri i Pronarëve Përfitues përmban të dhënat

1.Të dhënat e përgjithshme mbi subjektin raportues: a)Numri unik i identifikimit të subjektit(NUIS); b)Emri i subjektit raportues.

2.Të dhënat e detyrueshme për pronarët përfitues të subjektit raportues: Të dhënat e identifikimit: a)Për shtetasit shqiptarë:-Emri dhe mbiemri;-Numri i identifikimit personal;-Datëlindja;-Shtetësia;-Adresa e rezidencës së përhershme.

b)Për shtetasit e huaj:-Emri dhe mbiemri;-Numri i identifikimit personal;-Datëlindja;-Numri i pasaportës dhe shteti lëshues;-Data e lëshimit dhe data e skadimit të pasaportës;-Shtetësia;-Adresa e rezidencës së përhershme. c) Për refugjatët/personat pa shtetësi:-Emri dhe mbiemri;-Numri i dokumentit të udhëtimit;-Datëlindja;-Shteti që ka lëshuar dokumentin e udhëtimit;-Data e lëshimit dhe data e skadimit e dokumentit të udhëtimit. Data e përcaktimit të individit si pronar përfitues.

Lloji dhe përqindja e pronësisë:- Direkte;-Indirekte. 6.Të dhënat  e  përcaktuara  në pikën  5,  të këtij  neni, klasifikohen  më tej  në të dhëna parësore dhe të dhëna dytësore, sipas parashikimeve të ligjit për bazat e të dhënave shtetërore:6.1.Të dhëna parësore:-Të dhënat e identifikimit për shtetasit e huaj, jorezidentë;-Të dhënat e identifikimit për refugjatët/personat pa shtetësi;-Data e përcaktimit të individit si pronar përfitues;-Lloji dhe përqindja e pronësisë.6.2.Të dhëna dytësore:-Numri  i identifikimit  të subjektit  (NUIS)dhe emri  i subjektit raportues;-Të dhënat e identifikimit për shtetasit shqiptarë;-Të dhënat e identifikimit për shtetasit e huaj, rezidentë.

Gjobat

Në kreun  V,  të  këtij  projektligji, parashikohen  kundërvajtjet  administrative.  Më konkretisht,  në  rast  se  nuk  përbëjnë  vepër  penale,  shkeljet  e  mëposhtme  përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë si vijon:

a.Mosregjistrimi fillestar i të dhënave për pronarin përfitues të tij brenda afatit të përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës  3,  të  nenit  5,  të  këtij  projektligji, dënohet me gjobë në vlerën 500 000 lekë.

b.Mosregjistrimi i çdo ndryshimi në të dhënat e regjistruara dhe në dokumentet shoqëruese,   që depozitohen në regjistër, brenda afatit  të përcaktuar në shkronjën “b”, të nenit  5,  të  këtij  projektligji,  dënohet  me gjobë në vlerën 250 000 lekë.

  1. c) Mospërmbushja e detyrimit të subjekteve   raportuese   ekzistuese   për regjistrimin    e  të  dhënave  të  kërkuara  nga  ky  projektligj,  brenda  afatit  të përcaktuar në pikën 3, të nenit 15, të këtij projektligji, dënohet me gjobë në vlerën 250 000 lekë.

Për shkeljet e parashikuara më sipër, në projektligj është përcaktuar se dënohet me gjobë prej 150 000 lekësh edhe përfaqësuesi ligjor i subjektit të regjistruar, person juridik. Gjithashtu, projektligji   parashikon se për subjektet që kryejnë shkeljet e parashikuara më sipër, për më tepër se njëherë, gjobat do të dyfishohen. Për më tepër, në projektligj parashikohet se gjoba vendoset nga titullari i QKB-së, vendimi i të cilit ankimohet drejtpërdrejt në gjykatën administrative kompetente.

Gjithashtu,   projektligji   parashikon   se   QKB-ja dhe   autoriteti   përgjegjës   për mbajtjen  e  Regjistrit  të  Organizatave  Jofitimprurëse  për  subjektet  raportuese  që kryejnë  shkeljet  e  parashikuara  në  pikën  1,  të  këtij  neni,  nuk  do  të  ofrojnë shërbimet   e   tyre   në Regjistrin Tregtar   dhe   në   Regjistrin   e   Organizatave Jofitimprurëse,  deri  në  pagimin  e  gjobës,  sipas  pikave 2  dhe  3,  të nenit  13,dhe regjistrimin e të dhënës përkatëse për pronarin përfitues.

Në kreun  VI,  të këtij  projektligji,  në  dispozitat  tranzitore dhe të fundit,  është parashikuar  procedura  e  regjistrimit  të  të dhënave  të  përgjithshme  të  subjekteve raportuese   ekzistuese.   Më konkretisht, është parashikuar se të dhënat e përgjithshme  të  subjektit  raportues, të  cilat  janë  të  regjistruara  në  Regjistrin Tregtar, transferohen elektronikisht në Regjistrin e Pronarëve Përfitues. Gjithashtu, në këtë projektligj parashikohet se institucioni përgjegjës për  mbajtjen e  Regjistrit të Organizatave Jofitimprurëse, brenda 2 muajve  nga  hyrja  në  fuqi  e këtij ligji, i jep elektronikisht QKB-së si institucioni përgjegjës për administrimin e Regjistrit  të Pronarit Përfitues, të dhënat  për  organizatat jofitimprurëse të regjistruara  në Regjistrin  e Organizatave Jofitimprurëse,  për  aq  sa  kërkohet  në nenin 4, të këtij ligji.

Në   përfundim,   në   këtë   projektligj   është   parashikuar   se   subjektet   raportuese ekzistuese  duhet, jo  më  vonë  se  30  ditë  kalendarike  nga  hyrja  në  fuqi  e  këtij projektligji,  të  identifikojnë  pronarët  përfitues,  si  dhe  të  krijojnë  dhe  mbajnë dokumentet përkatëse për pronarët përfitues. Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe  AKSHI  do të  krijojnë  Regjistrin  e  Pronarëve  Përfitues,  jo  më  vonë  se data 3.1.2021.  Subjektet  raportuese  ekzistuese,  duhet  të  regjistrojnë  të  dhënat  e kërkuara  nga  ky  projektligj  për  pronarët  e  tyre  përfitues,  jo  më  vonë  se  60  ditë  kalendarike nga krijimi i Regjistrit të Pronareve Përfitues.

Pronar  përfitues, pronësi direkte dhe indirekte

Projektligji sqaron tre terma sa i takon pronësisë dhe që do të jetë detyrim deklarimi. Së pari, termi “pronar përfitues” që nënkupton individin, i cili i fundit ka në pronësi ose kontrollon subjektin, si më poshtë:

1.1. Në rastin e një personi juridik,

1.1.1. Individi i cili ka në pronësi,

  1. a) zotëron në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të paktën 25 për qind të aksioneve ose të votave në një personi juridik;
  2. b) i vetëm zotëron të paktën 25 për qind të votave në një personi juridik në bazë të një marrëveshjeje me ortakët ose me aksionarët e tjerë;
  3. c) përcakton de facto vendimet e marra nga personi juridik;
  4. d) kontrollon në çdo lloj mënyre zgjedhjen, emërimin dhe largimin e shumicës së administratorëve të personit juridik.

1.1.2. Themeluesi ose përfaqësuesi ligjor ose individi që ushtron kontrollin e fundit efektiv në administrimin dhe kontrollin e organizatave jofitimprurëse, ku përfshihen fondacionet, shoqatat, qendrat, si dhe degët e organizatave jofitimprurëse. Kontroll i fundit efektiv është marrëdhënia, në të cilën një person:

  1. a) përcakton de facto vendimet e marra nga organizata jofitimprurëse;
  2. b) kontrollon në çdo lloj mënyre zgjedhjen, emërimin dhe largimin e shumicës së organeve vendimmarrëse dhe/ose organeve ekzekutive të organizatës jofitimprurëse.

1.2. Në rastin e një trusti ose marrëveshjeve të tjera ligjore:

1.2.1. Krijuesi i trust-it (settlor), kujdestari/i mirëbesuari (trustee), mbrojtësi (protector) nëse ka, dhe përfituesi (beneficiary) ose klasa e përfituesve të trust-it, ose një individ që ushtron funksione të ngjashme në marrëveshjet e tjera ligjore

Termi “Pronësi direkte” nënkupton pronësinë e mbajtur nga një individ prej 25% ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit ose të interesave të pronësisë në një subjekt raportues.

Kurse “Pronësi indirekte” nënkupton pronësinë e mbajtur ose kontrollin e ushtruar nga i njëjti individ në një ose më shumë persona juridikë të cilët veçmas ose së bashku zotërojnë 25% ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit ose të interesave të pronësisë në një subjekt raportues.