Naftëtarët në protesta, pa rroga dhe pa punë, por kompania AlbPetrol përfiton 35 milion USD nga shitja e naftës

738
Sigal

Protesta ende vazhdon, naftëtarët e Ballshit bllokojnë brenda uzinës 3 autobotë të kompanisë

Ditën e sotme naftëtarët e Ballshit kanë bllokuar hyrjen e uzinës.

Është raportuar se 3 autobotë kanë hyrë në uzinë  për të marrë squfur ndërkohë që naftëtarët nuk i kanë lejuar të dalin më prej aty.

Autobotët i përkasin kompanive që administrojnë uzinën të cilët marrin squfurin dhe gazoilin që ka mbetur që nga koha kur punonte uzina.

Naftëtarët kërkojnë pagat e prapambetura dhe kanë njoftuar se nuk do të lejojnë autobotët të dalin prej aty.

Që prej disa ditëve punonjësit e uzinës së Ballshit kanë protestuar dhe kanë njoftuar se do të përshkallëzojnë protestën e tyre pas ndërprerjes së punës dhe mosmarrjes së pagës prej disa muajve.

Alpetrol shet 31 mijë ton naftë me vlerë 35 milion USD, puntorët rrinë pa rroga

Ndërkohë që naftëtarët  e Fierit, Ballshit dhe zonave të tjera naftë nxjerrëse po protestojnë   prej muajsh pasi kanë mbetur pa rroga, kompania Albpetrol nxjerr në shitje 31 mijë tonë naftë. Veç rrogave kompania nuk u ka paguar puntorëve as sigurimet shoqërore dhe shëndetsore duke i çuar drejt asfiksisë së plotë , pasi ata nuk kanë mundësi të trajtohen në këto muaj dimri për sëmundjet pa pasur sigurimet e paguara. Ndërkohë dje  Alpetrol njoftoi shitjen e se 31 mijë ton naftë që është e barabartë me 31 milion litra. Kjo sasi nëse do të hidhej në treg do të kushtonte minimalisht 35 milion dollarë ose 35 miliard lekë. Ende nuk dihet nëse Albpetrol këtë sasi po e shet për të marë lekët dhe të largohet apo do vazhdoi të gënjei puntorët që kanë lidhur shpirtin dhe jetën me naftën. Ndaj shteti duhet ta bllokojë këtë shitje , ta sekuestroi dhe me ato para të likuidohen rrogat e punëtorëve, sigurimet e papaguara dhe tasat  e detyrimet e tjera që kjo kompani ka ndaj vetë shtetit.