Nafta zgjeron fitimet – Mbështetet nga vendimi i OPEC+ për të vijuar me rritjen graduale të prodhimit

201
Sigal

Nafta po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, me Brentin e Londrës që po tregtohet në nivelin më të lartë në 3 vitet e fundit, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në nivelin më të lartë që nga viti 2014. Çmimet po mbështeten nga vendimi i OPEC+, që vendosi të rrisë gradualisht pfodhimin, ashtu siç ishte parashikuar më herët.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 82 dollarë për fuçi, ndërsa në sesionin e kaluar u rrit me 2.5%. Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 78.5 dollarë për fuçi, pasi u rrit me 2.3% një ditë më parë. Gjatë këtij viti, ndërkohë, çmimet e naftës janë rritur me më shumë se 50%, duke shtuar njëkohësisht edhe presionet inflacioniste. Megjithatë, OPEC+ paralajmëroi se, një rritje e mëtejshme e infektimeve me Covid-19 mund të dëmtojë rimëkëmbjen e kërkesës.

Pas takimit të OPEC+, zëvëndëskryeministri i Rusisë, Alexander Novak, deklaroi se tashmë tregu i naftës është i balancuar. Ndërkohë, investitorët janë në pritje të të dhënave mbi rezervat e naftës në SHBA, gjatë javës së kaluar, dhe analistët e anketuar nga Reuetrs parashikojnë një rënie të tyre me rreth 300 mijë fuçi.