Monedha euro në pikiatë, po këmbehet me 122.5 lekë

252
Sigal

Monedha euro ka arritur në nivelin më të ulët që para fillimit të pandemisë Covid-19. Këtë të martë monedha Europiane u këmbye me 122.5 lekë, nga 124.2 lekë që u këmbye në të njëjtën datë të vitit të kaluar.

Kjo rënie e nisur që në fillim të këtij muaj, sipas ekspertëve të fushës ka si shkak kryesor, fluksin e lartë të valutave që hyjnë në vend për shkak të sezonit veror.

Banka e Shqipërisë ka bërë lëvizjen e saj duke ndërhyrë në tregun valutor ditën e hënë duke blerë 11.5 milionë euro në ankandin e 6 të zhvilluar për këtë vit sipas kalendarit të saj, por përsëri rënia e monedhës evropiane nuk u ndal.