Qeveria diskriminon emigrantët shqiptarë në Greqi dhe bizneset greke në Shqipëri
Asnjë mundësi për partneritet, mbyllet Alpha Bank, teksa mbi 500 mijë shqiptarë punojnë dhe jetojnë në Greqi
Mediat greke njoftuan të hënën se Alpha Bank në Greqi ka vendosur të nxjerrë në shitje filialin e saj në Shqipëri. Drejtuesit ekzekutivë e kanë motivuar këtë vendim me ristrukturimin e operacioneve ndërkombëtare të bankës. Megjithatë, nuk përjashtohen zvarritje dhe kamatvonesa duke përfshirë këtu dhe vakumin ligjor. Mbështetur në raportimet e mediave greke, vendimi i Alpha Bank ka shkaktuar shqetësim te qeveria greke, .Ato citojnë burime nga ministria e jashtme greke dhe kabineti i Kryeministrit të vendit, që janë shprehuar të shqetësuara për ndikimin që ky vendim mund të ketë për praninë ekonomike dhe ndikimin e Greqisë në Shqipëri. Mbi 500 mijë qytetarë shqiptarë që jetojnë apo punojnë në Greqi, tashmë dihet se do të hasin probvlematika në transferimin e parave. Reagime të ngjashme kanë shfaqur edhe kompani greke me aktivitet në Shqipëri, edhe për faktin se Alpha është banka e fundit greke e ngelur në tregun shqiptar.





















