Marrëveshja, bllokim bizneseve me borxhe në Tatime e Dogana

788
Sigal

TIRANE – Nëse një subjekt privat rezulton me borxhe në Tatime apo Dogana nuk do të mund të ushtrojë lirshëm aktivitetin e tij. Kjo falë një marrëveshje të përbashkët të firmosur mes institucionit të Drejtorisë së Doganave dhe Tatimeve. Sipas shefeve te dy drejtorive, kjo marrëveshje ka për qëllim shkëmbimin e informacionit në kohë reale, mbledhjen e detyrimeve të prapambetura si dhe kontrollet e përbashkëta kjo për të luftuar evazionit fiskal dhe informalitetit.

Kjo do të thotë se një kompani debitore, nuk do të mund të kryejë veprime në një nga institucionet përkatëse.

Të pyetura nga mediat mbi vlerën e borxhit që kanë subjektet, sipas drejtoreshës Briseida Shehaj rezulton që Tatimet kanë një borxh më të madh se doganat. 70 miliardë lekë është borxhi që bizneset kanë në drejtorinë e Tatimeve, ndërsa në Dogana është 10 miliardë lekë.