Instituti për Studime i Vjenës/ Qeveria luajti me jetën e qytetarëve, shpenzoi për PPP-të, dhe u mohoi ndihmën ekonomike të varfërve

263
Sigal

Shumica e vendeve të Ballkanit, sidomos Shqipëria, e sakrifikuan shëndetin e popullatës në kohën e pandemisë për rritjen ekonomike. Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës publikoi parashikimet e reja për perspektivën ekonomike të Ballkanit Perëndimor dhe Europës Juglindore, në të cilin u vu në dukje se, shumë vende kanë sakrifikuar shëndetin publik për rritjen ekonomike muajt e fundit. Ekspertët e Vjenës parashikojnë rritje prej 3.8% për Europën Lindore në 2021, por vendet e Ballkanit dhe Shqipëria do të rriten më fort.

Për vitin aktual, rritja më e fortë do të jetë në Malin e Zi (6.5%), Turqi (5.8%), Serbi (5%), Kosovë (4.8%), Kroaci (4.5%) dhe Shqipëri (4.5%).

Përmirësimi i normave të vaksinimit dhe moti më i mirë do të ulin intensitetin e pandemisë deri në fund të pranverës, duke i hapur rrugën aktivitetit ekonomik, që do të vijë me rritje. Ekspertët e Vjenës mendojnë se rritja do të nxitet nga një kombinim i rritjes së eksporteve të mallrave dhe shërbimeve dhe rritjes së konsumit.

Gjatë tre viteve të ardhshme, ekspertët e Vjenës parashikojnë që të gjitha ekonomitë e CESEE të rimëkëmben ekonomikisht nga humbjet që krijoi pandemia, por me ritme të ndryshme.

 

Vendet e Rajonit të Europës Juglindore e përdorën politikën fiskale me efikasitet më të madh se gjatë krizës financiare të vitit 2009. Normat e ulëta të interesit i kanë bërë më të lira huatë publike. Bankat qendrore, gjithashtu luajtën rol të rëndësishëm në zbutjen e pasojave këtë herë, përmes uljeve të normave të interesit sidomos në Turqi, Ukrainë dhe CIS, dhe nëpërmjet lehtësimit sasior në të gjithë rajonin CESEE.

Treguesit e tregut të punës sugjerojnë gjithashtu një krizë më pak të ashpër këtë herë. Sidoqoftë, ekspertët e Vjenës hedhin dyshimin se të dhënat zyrtare maskojnë një realitet më negativ. Pasi një pjesë më e madhe e ekonomisë gri është prekur shumë nga pandemia, por kjo nuk pasqyrohet.

Shqipëria, që zbatoi karantinë vetëm në valën e parë të pandemisë dhe më pas në valët e tjera kishte kufizime minimale, e ka kaluar pandeminë, të paktën deri tani, me pasoja shumë të rënda në humbjen e jetëve.

Për shkak se nuk aplikoi kufizime në lëvizje në dy valët fundit të pandemisë, Shqipëria ka përjetuar fatalitete të larta në raport me vendet e tjera të Europës.

Nga të dhënat vendase dhe ato të Eurostat shihet se gjatë 14 muajve të pandemisë, në 5 prej tyre (korrik- gusht- nëntor- dhjetor 2020 dhe shkurt 2020), Shqipëria ka shënuar rritjen më të fortë të fataliteteve, duke pasur dhe numrin më të lartë të valëve më vdekjeprurëse.

 

Buxheti në Shëndetësi vend numëro

Më 4 mars Manastirliu deklaroi se buxheti në shëndetësi është rritur me 77 për qind. Faktoje konstatoi se rritja  nuk është reale siç ka pretenduar Ministrja e Shëndetësisë. Nga të dhënat zyrtarë në faqen e Ministrisë së Financave dhe ekspertë të çështjeve ekonomisë konfirmojnë se ka patur një rritje prej 54 për qind gjatë këtyre 8 viteve.