Naço takon Jahjagën: Thellojmë më tepër bashkëpunimin institucional

432
Sigal

PRISHTINË – Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë  ka zhvilluar një takim edhe me Presidenten Atifete Jahjaga.
 
Kabineti i Presidentes Jahjaga njofton se në takim është vlerësuar bashkëpunimi ndërmjet institucioneve shtetërore të të dy vendeve dhe është theksuar nevoja për zgjerimin e këtij bashkëpunimi, në veçanti në fushën e sundimit të ligjit e të rendit dhe ndërmjet institucioneve të drejtësisë të të dyja vendeve.
 
Në njoftim thuhet se Presidentja Jahjaga ka thënë se prioritet për institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës është sundimi i rendit dhe ligjit, si edhe luftimi i krimit të organizuar e korrupsionit. Ajo ka theksuar se suksesi në këtë fushë do të ndihmojë zhvillimin e përgjithshëm të vendit dhe do të përshpejtojë procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
 
Ndërmaq, ministri Naço ka vlerësuar reformat e institucioneve të drejtësisë në Kosovë dhe ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Shqipërisë për të thelluar më shumë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës në të gjitha fushat me interes dypalësh.