Pas dëmtimit të spitalit të Laçit, i cili u dëmtua nga tërmeti i nëntorit kanë mbetur vetëm inerte.
Banorët e Laçit kërkojnë ndërrimin sa me parë të spitalit pasi nevojat janë shumë të mëdha.
Nga tërmeti i nëntorit tashmë kanë kaluar 10 muaj dhe prej asaj dite Laçi nuk ka një spital pasi godina ekzistuese u shemb në muajin korrik ndërsa inertet ende të pa larguara që nga shembja e godinës së vjetër, ua kanë zbehur shpresën të sëmurëve për spitalin ri, të cilët shërbimët po i marrin në një tjetër ambient aspak të përshtatshëm.
Ata thonë së ndërtimi i një spitali të ri është i domosdoshem dhe shumë emergjent, pasi shmang kostot dhe sorollatjet e shumta në
Urgjenca e spitalit prej nentori është zhvendosur përkohësisht në ambientet e një qendre bamirësie, ndërsa për sa i takon shërbimit spitalor për pacientët e planifikuar, ata i drejtohen qyteteve te tjera.

















