Kyçja e sporteleve rrezikon ndihmën ekonomike , qytetarët, vështirësi për të marrë dokumentet online

479
Sigal

 

Mbyllja e sporteleve ka vështirësuar procedurat për qytetarët që trajtohen me ndihmë ekonomike, ndërkohë që mosparaqitja e dokumenteve të nevojshme rrezikon ato pak para’ që marrin çdo muaj. Sipas legjislacionit në fuqi, aplikimi për ndihmë ekonomike bëhet me kartë identiteti, ndërsa duhet të shoqërohet edhe me dokumentin e pronësisë, që mund të merret vetëm online. Më herët qytetarët asistoheshin nga punonjësit e zyrave ADISA në nxjerrjen e dokumentit nga portali e-Albania, por tashmë këto zyra janë të kyçura për qytetarët.

Sipas një raporti të Bankës Botërore, të publikuar në pranverë të vitit 2020, mbi 50% e nxënësve të moshës 15 vjeç në Shqipëri janë analfabetë funksionalë. Kjo do të thotë se ata dinë të shkruajnë dhe lexojnë, por nuk e dinë kuptimin e asaj që shkruajnë apo lexojnë. N

idomos për ata qytetarë, që trajtohen me ndihmë ekonomike. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, në 4-mujorin e fundit të vitit 2021, numri mesatar i familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike ishte 63.714. Ndërkohë që, sipas Raporti vjetor të Avokatit të Popullit për vitin 2021, masa e ndihmës ekonomike është 3 herë më e ulët se vlera  minimumit jetik, të përllogaritur nga ky institucion, por e pa përcaktuar ligjërisht.

Po ashtu, sipas raportit “masa e ndihmës ekonomike vijon të raportohet nga qytetarët në ankesat e tyre edhe përgjatë vitit 2021, si shumë e ulët në raport me shpenzimet mujore më të domosdoshme për të mbijetuar, e jo më pastaj të synojë të zbusë varfërinë dhe të mundësojë integrimin social të individëve dhe familjeve, çka përbën edhe objektivin kryesor të këtij instrumenti të mbrojtjes sociale.