Kursi i këmbimit/ Leku forcon pozitat ndaj dollarit, zhvlerësohet në raport me euron

212
Sigal

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të Martën, leku forcoi pozitat në raport me dollarin amerikan dhe humbi terren me euron, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 100.71 lekë ose 0.43 lekë më pak se në fillim të javës.

Euroja u forcua me 0.05 lekë duke u ngjitur në kuotën e 122.93 lekëve.

Ndërsa paundi britanik këmbehet me 143.03 lekë, 0.42 lekë më shumë se dje dhe franga zvicerane këmbehet me 112.24 lekë, 0.10 lekë më pak se një ditë më parë.