Konfindustria: Kasat, oligopol i pastër, liberalizoni tregun

857
Konfindustria i bën thirrje qeverisë shqiptare që në një kohë sa më të shpejtë të përmirësojë thelbësisht mënyrën e ndërtimit dhe funksionimit të tregut të kasave fiskale në vend.
Sipas Konfindustrisë, gjendja e sotme e mënyrës së funksionimit të tregut të kasave është në kushtet e një oligopoli të pastër dhe është pengesë për arritjen e qëllimit të shumëpritur për formalizimin e ekonomisë.
Konfindustria sugjeron liberalizimin,hapjen e plotë të tregut të kasave fiskale për operatorë të rinj, dhënien e mundësisë ligjore bizneseve të krijojnë marrëdhënie të drejtpërdrejta teknologjike pa ndërmjetës operatorë të liçensuar me institucionet fiskale, mbajtjen dhe kalimin e të dhënave financiare si dhe përcaktime të sakta ligjore për përgjegjësitë biznes-operatorë të liçensuar në përballjen e tyre me institucionet shtetërore në rastet e difekteve teknike.
Sipas Konfindustrisë plotësimi i këtyre tre kërkesave nga qeveria është e domosdoshme për uljen e kostove të shitjes dhe mirëmbajtjes së kasave fiskale, sidomos për biznesin e vogël.
Sigal