Doganat, Fagu: Informaliteti favorizohet nga inspektorët tatimorë

701
Drejtoresha e Përgjithshme e Doganës, Pranvera Fagu, ka inspektuar në Berat punën e grupeve të ngritura në terren për luftën kundër informalitetit.
Sipas numrit një të doganave, kontrollet nuk konstatojnë vetëm bizneset problematike, por edhe punonjës të tatimeve që prej vitesh nuk kanë bërë detyrën, duke favorizuar informalitetin.
Fagu: “Ne si qytetarë jemi aktorët kryesorë veç bizneseve sepse jemi ne ata që detyrojmë bizneset të jenë formalë apo informalë me veprimet apo mosveprimet tona. Inspektimi qëndronte sot pikërisht në zbatimin e punës së administratës doganore jo vetëm në raport me aksionin, por edhe me detyrën e tyre funksionale”.
Veç problemeve me biznesin e parregullt, aksioni kundër informalitetit në Berat ka evidentuar edhe shumë punonjës në të zezë.
Ndërkohë shifrat nuk janë bërë ende publike.
Sigal