Koço Broka
Ekonomist
Bashkëlidhur është një informacion bruto për dy nga treguesit kryesorë financiarë shumë të
rëndësishëm për zhvillimet ekonomike të një vendi dhe vendit tonë në rastin konkret. Ky
informacion është i dobishëm për çdo qytetar që është i lidhur drejtpërdrejt me ecurinë e këtyre
treguesve, depozitave në bankë, por dhe kredimarrjes. Ai është i nevojshëm edhe për qytetarët e
tjerë, të cilët nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me to e përfitimit e drejtpërdrejta nga shtimi i
depozitave apo kredive të marra, por vetëm me përfitimet e tërthorta. Kur këta tregues performojnë shumë mirë si në rastin e dhënë, ekzistojnë mundësi jo vetëm teorike por edhe praktike që krahas përfituesve të drejtpërdrejtë të ketë dhe përfitues të tjerë.
Por ai mendoj se është i domosdoshëm edhe për moderatorët e komentuesit e protestës të 24 Janarit dhe protestave të tjera të opozitës. Ato bëhen në kushtet e ecurisë nga më të mirat të treguesve financiarë bashkëlidhur gjatë 12 viteve të fundit, krejt ndryshe nga ajo që u trashëgua nga mazhoranca aktuale në pesë-gjashte vitet e para të saj. Cila ka qënë:- Kredia për ekonominë dhe depozitat në lekë nga dhjetori i 2022 në 11 mujorin janar-nëntori 2025?
Banka e Shqipërisë publikoi treguesit bankarë për muajin nëntor 2025. Midis tyre unë kam veçuar dy tregues të rëndësishëm ecuri e depozitave bankare dhe kredisë për ekonominë të prezantuar edhe në trajtë grafike.
Grafiku Nr 1

Nga të dhënat e grafikut rezulton qartë se depozitat bankare janë shtuar mjaft mirë në dhjetor i vitit 2022, në vitet vijues. Mjafton të thuhet se në dhjetor 2022 depozitat bankare ishin 1 trilion e 272 miliard lekë, në fund të nëntorit 2025 ato rezultuar 1 trilion e 453 miliard lekë ose 181 miliard lekë më shumë. Ndërkohë dukuri pozitive është se kjo shtesë është shtuar nga nje periudhe në tjetrën, nga 36 miliard në vitin 2023, në 54 miliard në vitin 2024, dhe në 91 miliard në 11 mujorin janar- nëntor 2025. Dukuri pozitive është që kjo shtesë e depozitave bankare është shoqëruar me një shtesë akoma më të madhe të kreditit bankar për ekonominë duke u bërë një factor i fuqishëm për rritjen ekonomike të vendit.
Grafiku Nr 2

Si rezulton edhe nga të dhënat e grafikut Nr 2, shtesa e kreditit për ekonominë në nëntor 2025 ndaj dhjetorit 2022, ka qënë rreth 212 miliard lekë nga 181 miliard lekë, që ka qënë shtesa e depozitave bankare. Nëse në vitin 2022, kredia për ekonominë ka qënë rreth 713 miliard lekë, në nëntor 2025 ajo arriti 925 miliard lekë. Ndërsa shtesa e kredisë bankare ka qënë respektivisht 30.6 miliard lekë për vitin 2023, në 91.6 miliard lekë për vitin 2024, dhe 89.4 miliard lekë për periudhën 11 mujore të vitit 2025. Këto shifra bruto flasin vetë, pamvarësisht nga problematikat që përmbajnë detajet e tyre, të cilat nuk janë objekt i kësaj trajtese. Por si të tilla ato do të reflektohen qartë në shkallën e pjesëmarrjes në protesta në të njëjtën kohë:-Të nderuar opozitarë, a mund të paraqisni se cilat janë alternativat më të mira që kini kundrejt alternativave të mazhorancës të mishëruar edhe në treguesit e mësipërm, ndaj të cilave nuk mungojnë vërejtjet dhe problematikat!?





















