Italia shet borxhin e saj ekonomik në nivelin më të ulët

849
Sigal

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese gjermane shtetet në krizë ekomomike zbatojnë vendimin e saj

Italia ka shitur borxhin e saj ekonomik tre-vjeçar në nivelin më të ulët të shënuar në gati dy vjet, dhe kjo vetëm një ditë pasi Gjykata e Lartë Kushtetuese në Gjermani i hapi semaforin jeshil Bankës Qendrore Evropiane dhe Bashkimit Evropian për të blerë bonot e vendeve në rrezik.

Baza e Thesarit e vendosur në Rome shiti obligacionet e saj për 4 bilion € (5.2 bilion $ ) të bondit të saj tre-vjeçar të cilat japin 2,75 për qind të fitimit ndryshe nga ankandi i fundit i letrave me vlerë i mbajtur më 13 korrik ku fitimi ishte 4.65 për qind. Kjo ishte pagesa më e ulët që ka marrë Italia për një borxh tre-vjeçar që nga tetori i vitit 2010, sipas të dhënave të Bloomberg. Investitorët hodhën ofertën për 1,49 herë të shumës së ofruar, nga 1,73 herë që ishte më 13 korrik.

“Me një fjalë, ndërhyrjet në kërkesë, shitjet me vëllim të plot, rendimentet u goditën në ankand edhe më poshtë niveleve të mesme të tregut, e cila duhet të mbulohet të paktën nga standardet italiane,” u shpreh në një shënim për investitorët Marc Ostëald, një strateg për të ardhurat fikse në Monumentin e Sigurive Ltd në Londër. “Kjo me të vërtetë ka nxjerrë në pah se sa lajm i mirë është të vihet çmimi nga tregjet periferike në pjesën e prapme të OMT, qeverisjen gjermane të ESM (strategjia për shpëtim) dhe gjithashtu shpreson për një QE3 sot (lehtësim monetar).

Ky ankand ishte i pari për Italinë pasi Banka Qendrore Europiane njoftoi më 6 shtator programin e saj për Transaksione të Menjëhershme Monetare për të bërë blerje të pakufizuara të obligacioneve kombëtare, e cila çoi në një rënie të kostove të huamarrjes së borxheve depresive në Spanjë dhe Itali. Shitja gjithashtu erdhi një ditë pasi Gjykata Federale Kushtetuese e Gjermanisë vendosi që qeveria mund të ratifikojë Mekanizmin e Stabilitetit Evropian një fond i përkohshëm për shpëtimin e euros në rajon, një vendim që mund të hapë rrugën BE-së dhe BQE-së në blerjen e bonove të shteteve në krizë ekonomike.

Bondi 10-vjeçar i bonove të Italisë u rrit 2 pikë në 5,06 për qind në mesditën e djeshme në Romë, duke krijuar një diferencë me 345 pikë për bondet e maturuara gjermane.

Italia gjithashtu shiti 1 Bilion Euro një borxh pesë-vjeçar në 3,71 për qind dhe 1.5 Bilion Euro bonot për shkak të 2026 në 5.32 për qind, obligacioni më matarimin më të gjatë i shitur këtë vit. Shitja erdhi dy ditë para se bonot të maturoheshin në 10.4 Bilion Euro. Italia nxori dje në ankand 12 Bilion Euro të konvertuara në bono thesari.

Kryeministri Mario Monti, i cili përsëriti këtë muaj se Italia nuk ka në plan të kërkojë blerjen e bonove tani për tani, e quajti lajmin e gjykatës kushtetuese gjermane “lajm të shkëlqyer.” Ai gjithashtu theksoi se kushtet në vendimin e gjykatës nuk do të ngadalësojnë përpjekjet për reduktimin e të ardhurave.

“Unë mendoj se fjalia e vetme thotë se për të rritur angazhimin e plotë të Gjermanisë të dyja dhomat e parlamentit duhet të luajnë fort rolin e ndërmjetësit,” u tha gazetarëve në Romë Monti. “Kjo nuk duket e habitshme për mua”.

Të ardhurat 10-vjeçare nga obligacionet Italiane ranë në pikën më të ulët në prill dhe kanë rënë më shumë se 50 pikë që kur Presidenti Mario Draghi i BQE dha detaje të planeve të bankës, me qendër në Frankfurt, për të blerë bono së bashku me Fondin e Shpëtimit që të përpiqen për të ulur kostot e huamarrjes.

Borxhi total i Qeverisë  Italiane patë një rënie të lehtë për herë të parë në pesë muaj në korrik, thkesoi Banka e Italisë në një raport të veçantë të mbajtur dje. Ngarkesa e borxhit ka rënë në 1.967 trilion euro nga 1.973 trilion euro që ishte në muajin qershor. Edhe me këtë rënie, huamarrja totale e Italisë në terma nominalë është e dyta, në rajonin e euros, pas Gjermanisë.

Përgatiti: Blerina BRAHO