Italia pret rimëkëmbje optimiste. Projekton rritje me 5% në 2021, pas tkurrjes me 9% këtë vit

357
Sigal

Italia pret që ekonomia e goditur nga koronavirusi të rritet me mbi 5% vitin e ardhshëm, pasi të tkurret me 9% në 2020-n.  Në muajin Prill, Qeveria e lëvizjes 5-Yjet dhe partisë Demokratike, projektoi një rënie të Produktit të Brendshëm Bruto prej 8% këtë vit dhe një rimëkëmbje prej 4.7% në vitin 2021.  Ekonomia e tretë më e madhe e Eurozonës nuk ka parë rritje vjetore prej 5% për më shumë se 40 vite.

Projeksionet e reja, që nuk kanë përfunduar ende, bazohen në një skenar ku nuk ka ndryshime të politikave. Kjo nënkupton se nuk përfshihen masat e financuara nga fondi i rimëkëmbjes së Bashkimit Europian. Qeveria vlerëson se do të marrë 209 miliardë euro në kredi të lira dhe grante deri në vitin 2023 nga fondi,  që ka për objektiv të ndihmojë vendet më të goditura nga pandemia.

Roma synon të prezantojë planin e rimëkëmbjes kombëtare, që do alokojë shpenzimin e rreth 10% të totalit, tek Komisioni Europian në nisje të vitit 2021, sipas ministrit të Ekonomisë, Roberto Gualtieri.  Nën projektet që po diskutohen janë; krijimi i një rrejti shtetëror super të shpejtë broadband, rindërtimi i linjave hekurudhore, si dhe shpenzimi i mbi 30 miliardë euro në 6 vite për fuqizuar sistemin e kujdesit shëndetësor.SCAN