Inagurimi i Zyrave të Reja Qendrore, Arlinda Muja: Ja arritjet dhe sukseset e Kredo.Al në më pak se dy vjet

3309
Sigal

Kredo.Al ka inaguruar Zyrat e Reja Qendrore, në një ceremoni ku merrnin pjesë përfaqësues nga Banka e Shqipërisë, Shoqata e Mikrofinancës së Shqipërisë, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave, drejtuesë të kompanive të ndryshme të mikrofinancës si dhe përfaqësues nga investitori kryesor, Finitera.
Në fjalën e saj në këtë takim, Drejtoresha e Përgjithshme e KREDO.AL, Arlinda Muja tha se kjo ceremoni ka një domethënie të veçantë pasi, është tregues i rritjes dhe perspektivës së suksesshme të Kredo.Al.
Misioni ynë, shtoi Muja, është të ofrojmë mikrokredinë më të shpejt dhe më të aksesueshme në treg, duke qenë opsioni i parë që çdo individ do të zgjidhte.
Në vizionin tonë, ne shohim të kemi arritur: të dixhitalizojmë, thjeshtojmë dhe përshpejtojmë shërbimin dhe dhënien e kredive për klientët tanë, me qëllim rritjen e aksesit, përfshirjes dhe komoditetit financiar. Ne krijojmë standarde të reja çdo ditë –që na sigurojnë: Shpejtësi, Prezencë të gjerë dhe Shërbim perfekt klienti”, theksoi ajo.
Znj.Muja pasqyroi tregues të ndryshëm që e bëjnë Kredo.al një histori suksesi: zgjerimi brenda më pak se dy vjetësh nga 3 në 61 degë në të gjithë Shqipërinë; punësimi i rreth 300 punonjësve, 85% e të cilëve janë të grupmoshës 21-34 vjeç ; rritje në tregun e kredidhënies rreth 143,000 kredi të dhëna në më pak se dy vjet.
“Të gjithë këto tregues janë fakte, janë fakte të cilat sot na bëjnë krenarë për atë çka kemi arritur dhe shumë optimistë për atë që duam të arrijmë.
Kredo.al ja dedikon këtë sukses filozofisë së saj në trajtimin e qytetarëve si partnerë dhe bashkëpunëtorë afatgjatë. Shpejtësia e shërbimit, ofertat konkurruese, transparenca, informimi, janë pika të forta të punës sonë dhe garanci e një marrëdhënie korrekte, transparente dhe efikase mes KREDO.al dhe qytetarëve.

Ne jemi shumë krenarë që u besojmë qytetarëve dhe qytetarët na besojnë ne. Kredo.Al do të jetë gjithmonë një derë e hapur për ta falë një shërbimi cilësor, të shpejt, korrekt dhe transparent me ta”, tha Drejtoresha e Përgjithshme e Kredo.Al, Arlinda Muja.
Kompania aksionere Finitera, një nga investitorët europian më të mëdhenj momentalisht, të cilët shtojnë vlerë me ekspertizën e tyre serioze dhe unike për tregun shqiptar, ka një kontribut të veçantë në këtë rrugëtim të Kredo’s drejt suksesit.
“Dhe sigurisht, suksesi ynë i dedikohet mbështetjes korrekte dhe pozitive të institucioneve si Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave, Shoqata e Mikrofinancave të Shqipërisë. Kredo.Al është një partner serioz, dhe mbi seriozitetin dhe korrektesën ka shtrirë dhe bashkëpunimin me këto institucione Ne jemi sot këtu për të siguruar që serioziteti dhe korrektësia e KREDO-s janë garanci që do t’i forcojnë gjithnjë e më shumë këto marrëdhënie.”, tha në fjalën e saj në ceremoninë e inagurimit të zyrave të reja të Kredo.Al, Arlinda Muja.
Në ceremoni foli dhe Drejtoresha e Marrëdhënieve me Publikun e kompanisë, që është dhe investitori kryesor Finitera Group, Agita Baltbarde. Baltbarde tha se Finitera ka plane afatgjata investimi në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin. Ajo theksoi se – transparenca, sundimi i ligjit, dialogu i hapur me palët e interesuara janë vlerat e mentalitetit të investitorëve europian, që Finitera dëshiron të shpërndajë në mjedisin e biznesit lokal.