Engelsi: Puna e bëri majmunin njeri

572
Sigal

Puna është burim i gjithë pasurisë, thonë ekonomistët politikë, andaj edhe është e tillë – krahas natyrës, e cila na ofron materialin që ai e shndërron në pasuri. Por, puna është edhe më, diçka paskajshmërisht më tepër se aq. Ajo është kushti i parë themelor i gjithë jetës njerëzore dhe kjo në atë masë sa që me një kuptim të konsiderueshëm detyrohemi të themi: “puna e krijoi vetë njeriun”.

Përpara më se qindra mijëra vjetësh, në një etapë kohore, jo ende të përcaktuar saktë, të asaj periudhe në zhvillimin e tokës, të cilën gjeologët e quajnë terciare, pas gjasës së saj aty kah fundi i asaj periudhe, jetonte diku në brezin e zjarrtë – besueshmërisht në ndonjë kontinent të madh, tash të fundosur në fund të oqeanit të Hindisë një lloj majmunësh antropoidë, posaçërisht të zhvillimit, të gjatë. Darvini na e ka dhënë një përfytyrim të përafërt të atyre paraardhësve tanë. Ata kanë qenë plotësisht të mbuluar me qime, kishin mjekër dhe veshë të mprehtë, dhe jetonin në lukuni nëpër drunj.

Shkëputur nga “Anteil der arbeit ander menschwerdung des affen” e Fridrich Engels/ 27.al