Hetim për lotarinë, si në Tiranë dhe për kompaninë

642
Sigal

Pas zgjedhjeve shqiptarëve do u kthehen milionat e Lotarisë që po ua rrëmbejnë pushtetarët dhe austriakët

Vetëm dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen më 23 Qershor në Shqipëri, kompania austriake e lotarisë kërkon ta bëjë fakt privilegjin që Ministria e Financave dhe shtetarët e sotëm i bënë kësaj kompanie, duke grabitur në mënyrën më të turpshme dhe me babëzinë e pashembullt kombin më të varfër në Europë. Shqiptarët nuk mund ta tolerojnë këtë masakër, ku licenca prej 5 milionë eurosh që iu dha veresie austriakëve mund të shitej 50 milionë tek grekët apo edhe 100 milionë tek izraelitët. Ndaj financat shqiptare ashtu si dikur mbushnin thasët në ish-kooperativat bujqësore edhe sot po i mbushin me paratë e përfituara nga agallarët e rinj dhe ortakë të këtyre kompanive. Partia Socialiste paralajmëroi se, me ardhjen në pushtet, do të anulojë tenderin e Lotarisë e Kombëtare, dhënë firmës shtetërore austriake. Një fakt i tillë e ka bërë  prezent gjatë kohës që diskutohej ky ligj, por edhe më vonë, sekretari i grupit parlamentar të PS-së, deputeti Taulant Balla. Në fjalën e tij në Kuvend, Balla theksoi se: “PS-ja do ta anulojë dhe do t’ia kthejë shqiptarëve”. Dhe shqiptarët duhet që me votën e tyre të ndëshkojnë korrupsionin financiarë të kësaj qeverie, e cila nuk ndalet përpara pa mbushur thasët dhe dyshekët me paratë e shqiptarëve, ndërkohë që, këta të fundit po vdesin për bukën e gojës apo edhe më keq po i zënë poshtë guroret e minierave. Deputeti socialist i Librazhdit vendi, ku u formua ministri aktual i Financave Bode, theksoi se: “I them sot Sali Berishës që edhe licencën e Lotarisë Kombëtare, për të cilën more më shumë ti para kesh në Vjenë, sesa do të marrë Ministria e Financave, ne do t’ia kthejmë shqiptarëve. “Austrian Lottery”, është nën hetim për korrupsion në vendin e saj, ndërsa në Shqipëri ble 100 herë më lirë licencën se sa në Austri. Pra, këtu jo vetëm që duhet hetuar, por duhet bllokuar me çdo kusht. Dua t’i drejtohem sot edhe kësaj kompanie dhe i them se ne do të kërkojmë një hetim të plotë për korrupsion ndaj këtij subjekti. Një hetim të plotë në Shqipëri, në Austri dhe kudo gjetkë janë zhvilluar biseda, janë bërë pagesa dhe janë dhënë ryshfete. Do të zbardhim të gjitha pazaret, të gjitha parakontratat. I them sot kompanisë “Austrian Lottery” që tender-komedia e Ridvan Bodes nuk vlen, ndërsa licencën që kanë ra dakord me Zenin, ne do ta anulojmë dhe do t’ia kthejmë atë shqiptarëve”,- tha Balla në fjalën e tij. Më tej ai theksoi se “nuk mund të lejojmë që shqiptarëve t’iu merret një pronë publike prej më shumë se 100 milionë eurosh, se kështu ka ra dakord Zeni”. “I them edhe bosit të kompanisë “Austrian Lottery” zotit Friedrich Shtikler, se do të hetohet njëlloj edhe në Shqipëri, ashtu siç po hetohet aktualisht në vendin e tij në Austri, sepse vitin tjetër nuk do të jetë më Zeni me imunitetin e babit. I them sot edhe Ridvan Bodes, hiq dorë Ridvan nga tender-komeditë e paracaktuara, se nuk do të qasin as në Rakickë, me gjithë këto paudhësi që po bën”, theksoi Balla. Ndërsa  deputetja e PS-së, Ermonela Felaj theksoi se: “Ministri i Financave Bode, i fali Lotarinë Kombëtare një kompanie të huaj, të shpallur si të korruptuar, pa gajle, ka emrin të shkruar tek lista e Saliut. Aty nuk arrin kurrë “dara” e ligjit, paçka seç bëhet me imunitetet, hiqen a s’hiqen, edhe darën e ka në dorë Saliu.

Dyshimi

 Media dhe opozita hodhën dyshime se ishte paracaktuar fituesi i Lotarisë Kombëtare. Ato aluduan për kompaninë shtetërore austriake.  “Austrian Lottery” kompania që mori licencën e Lotarisë Kombëtare në Shqipëri është tashmë nën hetim zyrtar për korrupsion.  Bosi i saj Fridrich Shtikler është thirrur për të dëshmuar para Komisionit Antikorrupsion të Parlamentit austriak.