Gjiknuri: Së shpejti Shqipëria me bursën e energjisë

703
Ministria e Energjisë dhe Industrisë prezantoi sot nismën e re për krijimin e tregut dhe bursës së energjisë në Shqipëri në një tryezë pune, në bashkëpunim me qeverinë norvegjeze, Sekretariatin e Energjisë, ekspertë, etj. Ministri i MEI-t, Damian Gjiknuri, vlerësoi asistencën e qeverisë së Norvegjisë në realizimin e këtij projekti, bazuar në modelin e shtetit nordik, të njohur për burimet e mëdha energjetike dhe alternimin e burimeve energjetike. 
“Tryeza për krijimin e bursës së energjisë përcakton një skedul për liberalizimin e tregut të energjisë. Po bëhen hapa për të bashkuar tregjet me vendet fqinje si me Kosovën. Vitin tjeter nis ndërtimi edhe i linjës 400 Kv me Maqedoninë”, tha Gjiknuri.
Gjithjashtu, ai vlerësoi rëndësinë që ka krijimi i zyrës së përbashkët për energjinë, duke theksuar se sa më i madh tregu, aq më shumë ka mundësi financimi i projekteve të energjisë si dhe alternimi i burimeve energjetike, mjete që rrisin sigurinë energjetike edhe në rajon. 
Në këtë kuadër, Gjiknuri tha mes të tjerave, se po bëhen investime për lidhjen e interkonjeksioneve të energjisë të Shqipërisë me vendet fqnijë. Hapja e bursës së energjisë pritet të rregullojë një sërë deformimesh në tregun energjetik në vend, ndërsa krijon mudësi për cmimet reale në kohë reale për energjinë, qoftë ajo elektrike, por dhe e karburanteve.
Sigal