Fitch: Shqipëria edhe për 10 vite ndër më të varfrat në Europë

668
Shqipëria do të do të mbetet një prej vendeve më të varfra të Europës edhe gjatë 10 vjeçarit të ardhshëm. Kështu thuhet të paktën në raportin më të fundit për ecurinë ekonomike nga kompania BMI Research, pjesë e grupit ndërkombëtar të të renditjes, Fitch rating.
Në analizën e saj, kompania përmend disa elementë si shkaktarë të ritmeve të ulëta ekonomike në Shqipëri për dekadën e ardhshme, si korrupsioni dhe pasojat e komunizmit, normat e ngadalta të rritjes së prodhimit të brendshëm bruto, nivelin e dobët në sektorin e konsumit dhe progresi i dobët në zbatimin e reformave strukturore.
Nga një prej ekonomive më të mbyllura në botë nën komunizëm, Shqipëria ka rritur hapjen e saj të tregtisë gjatë viteve të fundit. Progresi në secilën prej këtyre fushave u shpërblye në vitin 2014, kur Shqipëria mori statusin kandidat i BE-së. Por përkundër këtij përparimi, BMI Research mbetet më pak optimist rreth perspektivave të rritjes në të ardhmen e vendit pasi çështjet e trashëguara nga epoka komuniste ende vazhdojnë. Korrupsioni mbetet një plagë si tek qeveria dhe biznesi duke ndikuar mbi atraktivitetin e Shqipërisë si një destinacion për investime”-vijon më tej raporti.
Por jo vetëm kaq, sipas BMI Research burokracia e vendit është e lartë, dhe tregu i punës është tepër i varur nga sektori publik për punësim. Administrateve të njëpasnëshme u mungon progresi për të zgjidhur këto probleme dhe kjo nënkupton se administrata aktuale e udhëhequr nga socialistët do të bëjë vetëm hapa në tentativë në zbatimin e reformave strukturore në vitet në vijim.
Sipas raportit edhe vendimi i BE-së për të mos pranuar anëtarë të rinj për pesë vitet e ardhshme, mund të reduktojë më tej nxitësit për qeverinë për të zbatuar reforma të dhimbshme. Si rrjedhojë, raporti konkludon se procesi i konvergjencës (rritja me ritme më të shpejta se vendet e BE për të kapur gradualisht nivelet e mesatares europiane), po e humb ritmin dhe Shqipëria parashikohet që edhe për 10 vjet do mbetet ndër më të varfrat në Europë. E themeluar në 1984-ën, BMI Research kryen studime dhe analiza të detajuara makroekonomike dhe të tregjeve financiare në 200 vende të globit.
Sigal