Deklaroni të ardhurat, nesër është afati i fundit për 100 mijë persona

324
Sigal

30 prilli është afati i fundit për dorëzimin e deklaratës vjetore të të ardhurave për rreth 88 600 të dy apo më shumë punësuar në të gjithë vendin. Këto individë duhet të bëjnë grumbullimin e të ardhurave për vitin tatimor 2020 ku do të bëhet taksimi i totalit të tyre, një ndryshim ligjor që shoqërohet me kosto shtesë.

Është një kategori shumë e madhe individësh, janë rreth 88595 individë të dy punësuar mbase jo për gjithë 2020, por qoftë edhe për një muaj të këtij viti. Janë vëne re në jo pak raste që individët kanë hyrë në deklarata që nuk duhet të dorëzonin, të viteve të kaluara. Në momentin që krijojë një deklaratë të viteve përpara duke mos pasur detyrimin para 2020, që të nesërmen hyrjes në këtë deklaratë është penalizuar me 5 mijë lekë të reja.

Mosplotësimi në kohë i deklaratës individuale të të ardhurave do të ketë edhe penalitete. E premtja e 30 prillit përkon edhe me afatin e fundit për dorëzimin e deklaratës vjetore për rreth 12 mijë tatimpagues që tejkalojnë pragun 2 milionë lekë të ardhura në vit.