Eksportet kryesore në të gjithë botën

413
Sigal

Sot, eksportet përbëjnë afërsisht 25% të prodhimit të përgjithshëm global.

Një nga ndikuesit e zakonshëm në këto eksporte, çuditërisht është nafta. Në fakt, nafta është eksporti kryesor në mbi 50 kombe, dhe së bashku me shumë materiale të tjera të drejtuara nga burimet përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të tregut global të eksportit. Që nga viti 2000, vlera totale e të gjithë tregtisë globale të eksportuar të mallrave dhe shërbimeve është trefishuar në 19.5 trilionë dollarë.

Eksportet kryesore, sipas Rajoneve

Le të zhytemi në disa rajone të veçanta, për të parë se si mund të ndryshojnë eksportet kryesore:

Amerika e Veriut

Në SHBA, nafta tejkalon të gjitha eksportet e tjera, me naftën e papërpunuar që zë 35% të eksporteve totale të naftës. Edhe Kanadaja, rendit naftën në krye. Me një treg të vlerësuar në 50.7 miliardë dollarë, eksporti kryesor i Meksikës është makina – duke e bërë atë eksportuesin e katërt më të madh në të gjithë botën.

Afrika

Nga Egjipti në Senegal, Afrika ka një spektër të larmishëm eksportesh. Kryesisht, këto drejtohen nga burimet, me pesë eksportet kryesore që janë nafta, ari, diamante, gazi natyror dhe qymyri. Ndërkohë, eksporti kryesor i Etiopisë është kafeja, duke dërguar gati 1 miliard dollarë vetëm në 2018. Në mënyrë të ngjashme, në brigjet lindore, Madagaskari është prodhuesi më i madh në botë i vaniljes.

Azia 

Teksa nafta është gjithashtu një eksport dominant në shumë vende në Azi, orientimi i eksportit të rajonit është më tepër i përqendruar tek teknologjia.

Në Korenë e Jugut, qarqet elektronike janë eksporti më i madh. Samsung, me seli në Seul, është një furnizues i madh për Apple për shumë komponentë elektronikë. Me një nga raportet më të larta të eksportit në Azi, 40% e prodhimit ekonomik të Koresë së Jugut rrjedh nga tregu i saj i eksportit. Në Afganistan, rrushi është eksporti kryesor, vlerësuar në 237 milion dollarë. Pothuajse një e pesta e eksporteve të Afganistanit vijnë nga industria e rrushit.

Europa 

Në të gjithë kontinentin Evropian, industria e automobilave shquhet si një nxitës kryesor i eksporteve, me 14 vende që kanë  automjetet si mallrat kryesorë të eksportuara. Në fakt, në vitin 2019, Bashkimi Evropian eksportoi gjithsej 5.6 milion automjete motorike. Nga këto, 28% u dërguan në SH.B.A. dhe 16.5% në Kinë. Shqipëria ka këpucët si eksportin e saj kryesor. Në përgjithësi, gati 80% e PBB-së së vendit mbështetet në eksportet e mallrave dhe shërbimeve. Nga ana tjetër, Franca, ka aeroplanët si eksportin më të lartë ndërsa Italia dhe Danimarka më të lartat janë produktet farmaceutike. Italia është prodhuesi më i lartë i produkteve farmaceutike në Evropë, një industri e cila punëson 66,500 në të gjithë vendin. Globalisht, ajo përbën 2.8% të shitjeve farmaceutike. Për shkak të çmimeve të lira të energjisë elektrike, kompanitë janë dyndur në Islandë për të prodhuar alumin. Digat e Islandës, të cilat gjenerojnë energji nga uji akullnajor, prodhojnë energji elektrike deri në 30% më lirë se në Amerikë.

Amerika Latine dhe Karaibet 

Ashtu si rajonet e tjera, nafta dallohet si një eksport kryesor në të gjithë Amerikën Latine. Psh Venezuela. Me rezervat më të mëdha të naftës në botë, eksportet e saj të naftës u vlerësuan me 90 miliard dollarë në vit dhjetë vite më parë. Megjithatë, që nga pandemia, fitimet parashikohet të arrijnë vetëm një pjesë të këtij totali – vetëm 2.3 miliardë dollarë këtë vit. Së bashku me këtë, SH.B.A.-të kanë vendosur sanksione ndaj presidentit Nicolás Maduro dhe kompanisë shtetërore të naftës të Venezuelës, PDVSA, duke bërë që eksportet e naftës të bien në pikën e tyre më të ulët në gati 80 vjet.

Për kombet e Karaibeve, çuditërisht, shumë eksporte kryesore në këtë rajon janë të lidhura me turizmin. Anijet e lundrimit dalloheshin si një eksport kryesor në Bahamas, ndërsa jahtet ishin më të rëndësishmet në Ishujt Kajman. Sidoqoftë, për shkak të pandemisë, shumë prej këtyre ekonomive kombëtare janë në rrezik të rritur, me disa ekonomi në të gjithë rajonin që parashikohet të kontraktohen me 10% në 2020.

Oqeania

Së fundmi, në Oqeani, Australia kishte qymyrin si eksporti kryesor në 2018 (megjithëse që prej vitit 2019 kryeson minerali i hekurit), ndërsa Zelanda e Re eksporton qumësht.

Për shumë prej ishujve më të vegjël në të gjithë Paqësorin, mund të shihet se peshqit, anijet turistike, uji dhe jahtet janë eksportet kryesore.

E Ardhmja e Tregtisë

Sot, COVID-19 dhe një mori faktorësh të tjerë po ndryshojnë mënyrën e tregtisë së botës. Goditjet e papritura, luftërat tregtare, emetimet e karbonit dhe standardet e punës po ndikojnë tek kompanitë për të ndërtuar zinxhirë furnizimi më elastikë.

Sipas The Economist, është vlerësuar që gjatë pesë viteve të ardhshme rreth 16-26% e prodhimit të mallrave të eksportuara mund të zhvendosin vendet aktuale.