Skandali/ Qeveria mashtron me naftën pa akciz. Kompania që do monitorojë shpërndarjen fiton 1 milion euro, më shumë sesa fermerët.

378
Sigal

Një nga skemat që po trumbeton me të madhe qeveria është shpërndarja e naftës së lirë për fermerët. Por, a e dinë këta fermerë që ta përfitojnë duhet të bëjnë dhjetëra dokumente; nipt, TVSH, regjistrime, aprovime, mbjellje, korrje, kontrata, etj, etj. Dhe, për ti bërë gjithë këto, duhet kohë, mund e madje edhe shoqëri, kryesisht nga ata të partisë në pushtet.

Tani që po vijnë zgjedhjet, mund të përdoret fare mirë për vota. Por, pavarësisht nëse do shpërndahet apo jo, Agjencia Kombëtare e Informacionit ka shpejtuar procedurat për të akorduar plot 1 milionë euro. Jo për naftën, por për … sistemin dhe monitorimin e shpërndarjes së kësaj nafte.

Nisur nga shuma e majme e këtij tenderi, me të drejtë lind pyetja; a do të shpërndahet naftë 1 milionë euro?! Natyrisht, duket se gjithçka është bërë për të qarkulluar para’. Sipas dokumenteve AKSHI ka hapur një tender me objekt “sistemi për shpërndarjen dhe monitorimin e karburantit për fermerët”, për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Mësohet se kohezgjatja është është muaj implementim. Fitues është shpallur kompania “Communication Progress”, 92.222.000 lekë.

Në dokumente thuhet se, pavarësisht arrtitjes së bujqësisë, probleme të këtij sektori vazhdojnë të mbeten largësia e tregjeve, mungesa e shërbimeve financiare dhe pamundësia e fermerëve për të përdorur makineri bujqësore ose përdorimi i ulët i tyre, aktiviteti i paorganizuar, madhësia e kufizuar e sipërfaqes së fermës ku më së shumti kemi ferma të copëzuara dhe me madhësi të vogël sipas boldnews.

Mësohet se kostot e larta të punimeve me mjete mekanike, e shoqëruar kjo me mungesën e likuiditetit nga ana e fermerëve në momentin e punimit të tokës. “Ndërkohë produktet bujqësore shqiptare vuajnë edhe konkurrencën e subvencionuar të parterëve tanë tregtarë, të cilët kanë zbatuar prej kohësh politika të mbështetjes financiare të prodhimit të tyre” thuhet në këto dokumente.

 

Në dokumente thuhet se qeverisja aktuale ka ndërmarrë një politike të re për fermerët përmes një skeme të mbështetjes me karburant për bujqësinë. “Fermerët që punojnë dhe kultivojnë tokën do të përfitojnë një sasi karburanti falas, si konvertim i lehtësimit nga barra fiskale e karburantit për prodhim bujqësor përmes përjashtimit të akcizës, taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit” thuhet në dokumente, ndërsa më pas sqarohet se “do të përllogaritet koefiçienti i përfitimit të naftës falas bazuar në përjashtim e taksave si më lart”. Pra, të dashur fermerë; duhet të filloni kalkulimet, mundin dhe djersën, për të përfituar 10 litra naftë pa akcizë!