Ekonomia Blu, Raporti i BB: Si mund të përfitojë Shqipëria

684
Sigal

Një studim i fundit i Bankës Botërore nënvizon potencialet që ka Shqipëria përsa i takon ekonomisë blu duke e lidhur ngushtë me dy sektorë: turizmi dhe peshkimi.

Shqipërisë i është rekomanduar së fundmi që të zgjerojë vëmendjen e saj drejt ekonomisë blu duke e cilësuar këtë pjesë si një shtyllë të fortë. Përgjatë një viti, nga shtatori 2019 deri në shtator 2020, Banka Botërore analizoi në bashkëpunim me qeverinë disa aspekte të cilat iu përgjigjën pyetjeve se çfarë asetesh ka Shqipëria përsa i përket ekonomisë blu, si janë prekur në të kaluarën ato, cilat janë mundësitë që ofrohen nga ekonomia blu dhe alternativat e zhvillimit si edhe cilat sektorë duhet të ndihmohen me politika.

“Prioritetet në turizmin bregdetar dhe detar si dhe peshkimi e akuakultura mund të projektohen në mënyrë të tillë që të përmbushin objektivat ekologjike dhe objektiva domethënës të operimit duke adresuar edhe nevojat sociale pa rrezikuar mundësitë për brezat e ardhshëm që të përfitojnë nga shëbrimet dhe të mirat e detit dhe bregut” deklarohet në dokument.

Turizmi detar dhe i bregdetit

BB vlerëson se natyra e paprekur e Shqipërisë dhe traditat e pasura kulturore do të vazhdojnë të kontribuojnë jashtëzakonisht në vlerën e turizmit bregdetar dhe detar. Ata paraqesin një mundësi të veçantë për të marketuar bregdetin shqiptar si autentik, destinacion të larmishëm dhe të pastër. Aktualisht, industria e turizmit bregdetar në Shqipëri varet kryesisht nga turizmi i plazhit.

“Ndërsa turizmi në plazh dhe aktivitetet e tjera bregdetre kanë pasur zhvillime pozitive vitet e fundit zona të tilla si turizmi detar, varkat, industria e jahteve, peshkimi rekreativ dhe sporte të tjera ujore kanë ende potencial për tu rritur. Një ngërç që pengon zhvillimin e një industrie të turizmit detar në afat të shkurtër është mungesa e ofertave të larmishme për marinarë, jahte dhe turistë të tjerë të interesuar për detin” thuhet në raport.

I njëjti nënvizon se infrastruktura aktuale detare e Shqipërisë ka kapacitet të kufizuar dhe nuk mbështet potencialin e vendit për turizmin detar. Ekzistojnë 354 vende ankorimi në vend, duke mos përfshirë ato për anijet ditore. Kjo është vetëm 0.5% e totalit numrit të vendankorimieve në pellgun e Detit Adriatik (76,467). Është vlerësuar se duhet të ketë midis 700 dhe 1,050 vend ankorime ose të paktën një rritje e dyfishtë nga 350 në 700. Nëse Shqipëria do të ndjekë shembullin e fqinjit të saj Malit të Zi, numri i vend ankorimeve duhet të zgjerohet me 1.000. Këto numra janë vlerësime pasi të dhëna statistikore nga portet e Shëngjinit, Durrësit, Vlorës dhe Sarandës janë të kufizuara dhe nuk mbështesin plotësisht analiza e tregut.

“Industria e jahteve paraqet një mundësi unike ekonomike për vendin. Vija bregdetare e Shqipërisë është e pozicionuar përgjatë rrugëve të lundrimit me qarrkullim të mirë dhe kështu ka potencialin për një treg shumë më të madh të turizmit detar Përveç të ardhurave të gjeneruara nga shërbimi i drejtpërdrejtë, turizmi detar do të gjeneronte indirekt përfitime në drejtim të punësimit. Për të qenë të suksesshëm në tregun e turizmit detar, duhet të jetë rregullim efektiv dhe shërbime ndihmëse të sofistikuara të tilla si riparimi i anijeve, lidhjet e transportit dhe opsionet e argëtimit. Zhvillimi i i një klasteri që mbështet shërbimet të tilla të lidhura me teknologjinë e informacionit dhe komunikimit si dhe trajnimi e shëbrimet profesionale do të ishin të nevojshme për të domosdoshme për konkurrencën në këtë sektor” thuhet në raport.

Peshkimi dhe mundësia e klasterave

Peshkimi është një tjetër sektor i ekonomisë blu por pavarësisht rritjes vit pas viti dhe investimeve që janë bëre Banka Botërore nënvizon se Shqipëria duhet të orientohet drejt nicheve. Peshikimi masiv dhe tradicional nuk e bën atë një konkurrente të fortë po të kemi parasysh se kush e udhëheq tregtinë në këto produkte. Ndoshta rritja e kapaciteteve të përpunimit ndërkohë do të sillte më shumë vende pune.

“ Duke parë mundësitë e ardhshme për rritje, Shqipëria është e pozicionuar mirë për të ndjekur një strategji zhvillimi të akuakulturës ‘blu’, e cila është bërë gjithnjë e më popullore në të gjithë botën. Shqipëria ka më pak baza konkurruese në peshkim pasi shumë vende nxjerrin të njëjtën specie në Adriatik. Ndjekja e konceptit klasterave detare është premtuese.

Klasterat detarë mund të lehtësojnë një varg përfitimesh të bazuara mbi lidhjet horizontale dhe vertikale midis dhe brenda sektorëve, bizneseve, teknologjisë, pjesës akademike dhe publikut. Ka mundësi interesante në peshkimin rekreativ dhe turizmin e peshkimit. Një strategji për ta bërë peshkimin rekreativ, si pjesë kryesore të një përpjekje më të madhe për të ristrukturuar biznesin e peshkimit në një mënyrë të qëndrueshme, mund të jetë një mjet i fuqishëm si për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ashtu edhe për ekonominë lokale” nënvizon BB.

Një strategji tjetër do të ishte të eksplorimi i nicheve (segmenteve të veçanta) në tregun e prodhimeve të detit të cilat përfitojnë nga një çmim premium. BB sjell në vëmendje se kërkesa për produkte organike dhe të drejta në aspektin social është një trend në rritje midis konsumatorëve perëndimorë. Zhvillimi me një markë ‘Blue Albania’ do të kontribuonte në një markë të prodhimit shqiptar të prodhimeve të detit.