Borxhi publik arrin në nivele historike – sa 86% e PBB-së

423
Sigal

Borxhi publik në vitin 2020 ka arritur në nivelin më të lartë historinë e vendit – sa 86 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto.

Megjithëse qeveria Rama nuk ka bërë publike shifrën e plotë të borxhit publik, në emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euronews, u bë një analizë e borxhit publik të vendit dhe rritjes së tij gjatë qeverinë Rama.

Llogaritja e borxhit është e vështirë po të kemi parasysh se qeveria ka dhënë dhjetra koncesione ose kontrata PPP, të cilat nuk i llogarit zyrtarisht si pjesë të borxhit publik – mëgjithëse është kritikuar nga institucionet ndërkombëtare për këtë qasje.

Nëse konsiderojmë vetëm koncesionet e rrugëve, shëndetësisë dhe inceneratorëve të mbetjeve, detyrimi total që duhet të paguhet nga buxheti është rreth gjysëm miliardë euro.

Nëse ia shtojmë këtë sasi vlerës së borxhit, borxhi real i vendit shkon në 10.7 miliardë euro.

Krahasuar me PBB-në e vitit 2019, ky borxh shkon sa 78 për qind e tij. Ndërsa po të marrim parashikimin e prodhimit për vitin 2020, niveli i borxhit të tanishëm është rreth 83 përqind e PBB-së.

Por borxhet nuk mbarojnë këtu – qeveria ka fatura dhe detyrime të prapambetura për shërbime që ka marrë.

Në fund të qershorit, sipas Ministrisë së Financave këto detyrime ishin rreth 80 milionë euro. Qeveria duhet të paguajë edhe detyrime nga vendime të arbitrazhit ndërkombëtar, që arrijnë në vlerën e 200 milonë eurove të tjera.

borxh

Po t’ja shtojmë këtë shifër borxhit zyrtar dhe  detyrimet nga koncesionet dhe arrijmë në një shifër të përafërt prej: 10,98 miliardë euro, pra thuajse 11 miliardë euro.

Krahasuar me PBB-në e vitit 2019, borxhi arrin në 80 për qind të tij. Ndërsa me PBB-në e vitit 2020, borxhi arrin në 86 për qind.

A është i lartë ky nivel borxhi publik?

Nuk ka ndonjë ligj apo rregullore që përcakton se cili nivel borxhi është më i mirë. Por zakonisht mendohet se 60 për qind e PPB-së është një borxh i menaxhueshëm lehtësiht nga vendet e nivelit të Shqipërisë.

Për të mbajtur qeveritë nën kontroll, shumë vende miratojnë ligje për të kufizuar nivelin e borxhit. Një ligj të tillë Shqipëria e kishte, por në vitin 2012 ligji u shfuqizua.  Heqja e kufizimit solli rritjen e borxhit përtej nivelit 60 për qind të PPB-së, duke i lënë dorë të lirëve qeverive për të marrë borxh pa kufi.

Sa për ta bërë për më të lehtë krahasimin, sot qeveria Rama paguan për borxhin publik, pothuajse aq sa paguan për arsimin, dhe po aq sa paguan për shëndetësinë.