Bledar Shella rizgjidhet kryetar i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Flutura Veipi dhe Andi Ballta hyjnë në Bord

265
Sigal

Shoqata Shqiptare e Bankave njoftoi ditën e mërkurë zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Shoqatës.

Zgjedhjet për Kryetarin dhe anëtarët e rinj të Bordit Mbikëqyrës u zhvilluan gjatë mbledhjes së Asamblesë së Anëtarëve, të mbajtur më 30 maj 2023.

Anëtarët rikonfirmuan drejtorin e përgjithshëm të Bankës OTP Albania, Bledar Shella si Kryetar të Shoqatës Shqiptare të Bankave. Në njoftimin e saj, Shoqata e Bankave shprehet se, në funksionin e Kryetarit, z. Shella do të vazhdojë të përfaqësojë zërin e anëtarëve për çështjet e digjitalizimit dhe vizibilitetit, duke promovuar interesin më të mirë të Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe anëtarëve të saj.

Bordi i ri Mbikëqyrës i Shoqatës Shqiptare të Bankave do të përbëhet si më poshtë:

Bledar Shella – Drejtor i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania – Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të AAB-së;

Seyhan Pencabligil – Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) – Zëvendës Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të AAB;

Maltin Korkuti – Drejtor i Përgjithshëm i Credins Bank – anëtar i Bordit Mbikëqyrës të AAB-së; Andi Ballta – Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Amerikane të Investimeve – anëtar i Bordit Mbikëqyrës të AAB-së;

Flutura Veipi – Drejtore e Përgjithshme e Union Bank – anëtare e Bordit Mbikëqyrës të AAB-së.

Bledar Shella, Seyhan Pencabligil dhe Maltin Korkuti morën një mandat të ri në Bordin Mbikëqyrës, ndërsa Andi Ballta dhe Flutura Veipi do të jenë anëtarë të rinj.

Në njoftimin e saj, Shoqata e Shqiptare e Bankave shprehu mirënjohjen për anëtarët e mëparshëm të Bordit Mbikëqyrës, Dritan Mustafa, Drejtor i Përgjithshëm i Tirana Bank dhe Bozhidar Todorov, Drejtor i Përgjithshëm i Fibank Albania, për përkushtimin dhe kontributin e tyre të rëndësishëm në Shoqatë.