BB: 112 mijë shqiptarë më shumë u shtynë drejt varfërisë

235
Sigal

Sipas Bankës Botërore, janë 112 mijë shqiptarë më shumë që u shtynë drejt varfërisë për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid-19. Sipas BB, tashmë 1/3 e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë, shifra më e lartë në të gjithë rajonin.

Më të prekurit vlerësohen shtresat me më pak të ardhura, kryesisht punonjësit në sektorë pak të paguar që u goditën më fort nga kriza, së bashku me sektorin informal ku papunësia u rrit ndjeshëm.

Krahas pandemisë, rol në rritjen e varfërisë me 4% ka dhënë edhe tërmeti i 26 nëntorit. Por më pas, rritja e shpenzimeve publike nga qeveria zbuti lehtë këtë ndikim.

Banka Botërore bën apel se qeveritë duhet të sigurohen që rritja ekonomike e pritshme për vitet në vijim, të shpërndahet edhe tek shtresat e varfra, një sfidë që kërkon një ristrukturim të ekonomisë.