Emërohet kreu i ri i IKMT-së, ja kush do t’a zëvendësojë Dallëndyshe Bicin

311
Sigal

Ajez Zyberi është emëruar në krye të IKMT-së, pozicion që e mbante më parë Dallëndyshe Bici.

Kjo e fundit është emëruar pas 25 prillit në detyrën e zv.ministres së Mbrojtjes, ndërsa nuk arriti të marrë mandatin e deputetes. Zyberi ka shërbyer më parë në Policinë e Shtetit, ku ka pasur edhe rolin e drejtorit të policisë në Korçë.

Ndërsa ish kryetarja e IKMT-së, Dallëndyshe Bici, e cila kandidoi edhe në zgjedhjet e 25 Prillit, është emëruar së fundmi në rolin e zëvendësministres së mbrojtjes.