Arkëtari vjedh 75 mln lekë në bankë me ‘ndihmën’ e drejtorit

703
Sigal

TIRANE – Rreth 75 milionë lekë kanë arritur të vidhen në një bankë të nivelit të dytë, ndërsa dy punonjës të saj janë arrestuar dhe një i tretë është shpallur në kërkim. 38-vjeçarja Brunilda Dura, me detyrë Asistente/Shefe operacionale pranë kësaj banke është arrestuar dje nga Seksioni për krimin ekonomik e financiar, ndërsa drejtori i degës me inicialet F.Z procedohet në gjendje të lirë, të dy të dyshuar për veprën penale shpërdorim detyre. Sakaq, arkëtari Besmir Laja, 29 vjeç është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se është ai që ka vjedhur në këtë bankë i favorizuar nga mungesa e inventarizimit të gjendjes së arkës, kasafortës dhe depozitës së bankomateve, për të maskuar vjedhjet e tij për një periudhë të gjatë.  Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se Besmir Laja ka vjedhur në këtë bankë, duke shpërdorur detyrën,  shumat prej:  7.280.012 lekë, 32.900 euro dhe 18.080 dollarë amerikan nga arka e bankës, si dhe 510.000 lekë nga ATM (bankomat). Policia ka intensifikuar kërkimet për kapjen e Lajas, pasi nga verifikimi në sistemit e policisë kufitare TIMS nuk rezulton që ai të ketë mundur të largohet jashtë vendit.