Anketa e largimit masiv, 1 në 50 shqiptarë, sot është me valixhet gati

291
Sigal

 

Ashtu si në dy edicionet e kaluara, Barometri Ekonomik Scan, është ndalur edhe gjatë edicionit të tretë te planet që kanë shqiptarët për të emigruar. Nga anketat e zhvilluara në nivel kombëtar, raporti tregon se cilat kanë qenë përgjigjet, që kanë dhënë të anketuarit.

3% e shqiptarëve duket se e mendojnë emigrimin. Të dhënat tregojnë se më shumë se gjysma e të anketuarve nuk e kanë në plan diçka të tillë gjatë 12 muajve të ardhshëm. Janë 57% të anketuarit, që kanë raportuar se nuk kanë në plan për të emigruar.

Nëse do ta krahasonim me edicionet pararendëse pra me edicionin e dytë dhe edicionin e parë, shohim se kjo përqindje është rritur me një pikë. Gjatë tremujorit të dytë dhe tremujorit të parë, përqindja e të anketuarve që nuk kishin ndërmend të emigronin ishte 56%.

Janë 2% të anketuarve që kanë raportuar se kanë përfunduar dokumentacionin dhe presin vetëm të ikin. Kjo shifër është e njejtë me tremujorin e parë, por ka pësuar rritje me një pikë përqindje krahasuar me edicionin e dytë. Pra, një në 50 shqiptarë, sot, është me valixhet gati.