Anila Denaj: Rimbursimi i TVSH-së prioritet i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë

444
Sigal

Ministrja e Financave Anila Denaj me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se rimbursimi i TVSH-së është prioritet i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Denaj shprehet se në fund të vitit 2019, stoku i TVSH-së ka qenë zero për të gjithë tatimpaguesit me metodën FIFO, duke rimbursuar 23.5 Miliard lekë, shumë më e madhe se çdo vit tjetër. Ajo jep edhe të dhëna të tjera financiare të vendit.

Postimi i Anila Denajt:

Rimbursimi i TVSH-së është prioritet i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve

✅ Në fund të vitit 2019, stoku i TVSH-së ka qenë zero për të gjithë tatimpaguesit me metodën FIFO, duke rimbursuar 23.5 Miliard lekë, shumë më e madhe se çdo vit tjetër.

✅ Vetëm në periudhën Janar-Maj 2020, janë paguar 5.9 Miliard lekë rimbursime, duke zeruar kërkesat me metodën FIFO.

⏺️ Së fundmi, Administrata Tatimore ka rishikuar Rregulloren e Rimbursimit të TVSH-së, e cila mbështetet mbi modulet e përcaktuara të analizës së riskut dhe:

⏩ i përgjigjet nevojave për likuiditet të bizneseve;

⏩ redukton kohën e procesimit të kërkesave për rimbursim të TVSH-së.