AMF analizon shoqëritë e sigurimit, në axhendë edhe broker në tregun e tuitujve

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në mbledhjen e sotme të datës 30 dhjetor 2019 do të diskutojë informacionin mbi gjendjen financiare të tregut të sigurimeve bazuar në pasqyrat financiare në fund të tremujorit të tretë të këtij viti dhe informacioni mbi provigjonet teknike dhe matematike të shoqërive të sigurimit.

Në analizat financiare AMF fokusohet kryesisht në totalin e aktivive dhe pasiveve, primet e shkruara bruto dhe rezultatin financiar si dhe në dy treguesit kryesorë për të cilat parashikohen detyrime ligjore, kapitali i shoqërive të sigurimit dhe aktivet në mbulim të provigjoneve teknike.

NOA

Sipas parashikimeve të ligjit “Për sigurimet dhe risigurimet”, shoqëritë e sigurimit të jetës dhe jo-jetës në varësi të risqeve që kanë marrë përsipër duhet të kenë aftësi paguese(kapital) minimalisht 370 milionë lekë ndërsa aktivet duhet të mbulojnë të paktën 100 % provigjonet teknike.

Në axhendën e mbledhjes së sotme është edhe miratimi i prospektit të fondit të investimit “Albsig Standard” dhe miratimi i krijimit të fondit të investimit “Albsig Standard”. Fondi investimeve Albsig është licensuar muajt e fundit nga AMF.

Bordi i AMF do të miratojë sot edhe vendimin mbi njohjen e shoqërisë “NEWCOM” sh.a., për të kryer veprimtarinë e agjentit të shoqërisë së brokerimit në tituj” dhe vendimin mbi miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë “ASSIBROKER” sh.a.;