Ing. Xhafer Murseli/ Heshtja e intelektualëve ndaj plaçkitjes së naftës, gazit dhe mineraleve, pasuri kombëtare të shqiptarëve

326
Sigal

Kush ka më shumë gjynahe për shkatërrimin e pasurive kombëtare multimiliardëshe?

Akademitë shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri janë kukulla, servile dhe antikombëtare.

  • – Kriminelët e politikës kanë bërë dhe po bëjnë pazare me kompani të huaja pa as një përfitim për vendin dhe popullin.
  • – Klasa intelektuale shqiptare është blerë nga politika me ndonjë cukël simbolike duke i gjunjëzuar dhe duke i heshtur si kalamaj.
  • – Plaçkitët naftë, gaz, qymyr, bitum, rërë bituminoze,  po ashtu u grabitën kromi, bakri, hekur-nikeli, nikeli silikat, alumini, fosforite, feronikeli i Kosovës.
  • – Intelektualë që janë duke e kundërshtuar shkatërrimin e pasurive tona duhen përkrahur nga intelektualët shqiptar.

Ing. Xhafer Murseli

Sa gjynahe kanë politikanët e shitur që i shkatërruan pasuritë kombëtare e që i marrin detyrat nga prapaskena, aq më shumë fajtor është inteligjenca gjithshqiptare, që nuk ndihet e gjallë.

Ja një rast konkret, as një debat mbi fushën më të ndieshme të kombit, asnjë debat për shfrytëzimin e pasurive kombëtare multimiliardëshe që kriminetët e politikës kanë bërë dhe po bëjnë pazare me kompani të huaja pa asnjë profil për vendin dhe popullin, e në anën tjetër reagimet e inteligjencës gjithshqiptare janë simbolike.

Në vend që matrapazët e politikës të frigohen nga klasa intelektuale për krimet dhe hajnit, që këta cuba kanë bërë dhe po bëjnë, ata shumë nga klasa intelektuale i kanë blerë me ndonjë cukël simbolike duke i gjunjëzuar dhe duke i heshtur si kalamaj.

Komplet 100% strategji antikombëtare të ngjashme si në Shqipëri me pasuriët kombëtare, janë duke ndodhur në gjithë gjeografinë shqiptare.

Plaçkitët naftë, gaz, qymyr, bitum, rërë bituminoze,  po ashtu u grabitën kromi, bakri, hekur-nikeli, nikeli silikat, alumini, fosforite, feronikeli i Kosovës, Mineralet e Trepçës që edhe pas luftës pandërprerë i merr Serbia. Plaçkitët qymyrin e Kosovës nga Serbia dhe Maqedonia, bandat turke vjelin rreth 600 milion € nga distribucioni i Kosovës, dhe klasa gjoja intelektuale e tokave shqiptare fshihen bash si minjët. Jo që s’guxojnë të kundërshtojnë dhe të bashkohen mes vedi, por krijojnë lloj lloj rrenash dhe lëvdatash për liderët e tyre partiak, e nuk patën guximin as të marrin pjesë në konferencën gjithshqiptare të Prishtinës mbi shfrytëzimin e pasurive tona kombëtare.

Në konferencën gjithshqiptare të mbajtur në Prishti ju kemi bërë thirrje të hapur gjithë intelektualëve të tokave shqiptare dhe të gjitha institucioneve gjoja shtetërore që ta qesin në parlament Rezolutën e dalë nga kjo konferencë, por kot, ata në vend se ta lexojnë këtë Rezolutë në Parlamentet tona, ata janë përpjekur me çdo kusht ta mbajnë të fshehur. Parlamentarët kukulla fyejnë njeri tjetrin si endacakët nëpër tregje dhe asnjë fjalë kundërshtimi pushtetarëve kukulla, që flejnë mbi pasuri multimiliardëshe dhe shesin rrena jo dielli, jo hëna, jo era jo hidrogjeni e çka jo.

Punimet e konferencës ju janë dërguar edhe akademive tona në Shqipëri dhe Kosovë, por kot, robi nuk mund të lirohet lehtë, sepse ua kanë lidhur duart vetvehtes. Akademi kukulla, servile dhe antikombëtare.

Gjeografia shqiptare ka mjaft ekspertë të kësaj fushe, por shumë pak prej tyre flasin shqip dhe me gjuhën e profesionit, prandaj këta pak intelektual, që janë duke e kundërshtuar shkatërrimin e pasurive tona duhen përkrahur nga intelektualët shqiptar, e jo të mbajmë inate dhe hasmëri të nivelit të ulët ndaj njeri tjetrit.

Për shumë informacion mund të lexohen punimet e Konferencës së Prishtinës, ku ekspertë nga gjithë gjeografia shqiptare u bëjnë thirrje publike pushtetarëve të tokave shqiptare të heqin dorë nga shitjet dhe përvetësimet e pasurive kombëtare dhe që të gjitha pasuritë kombëtare të shitura dhe të plaçkitura të kthehen në dorën e shtetit dhe në shërbim të popullit tonë, sepse këto pasuri i takojnë vetëm popullit dhe popullit dhe jo metrapazëve dhe tugjarëve të politikës antikombëtare.

box

“SHFRYTËZIMI I BURIMEVE ENERGJETIKE DHE MINERARE NË GJEOGRAFINË SHQIPTARE NË DOBI TË VENDIT”

Shqipëria nga vetë pozicioni gjeotektonik që zë në zonën e Albanideve, e ka vërtetuar vehten si një territor i pasur me hidrokarbure të naftës, gazit, bitumeve, qymyreve, por ka dhe prerje shkëmbore me përmbajtje të lartë të lëndës organike të pamaturuar, të cilat me zhvillimin e sotëm të teknologjisë mund të gjenerojnë hidrokarbure të lëngëta dhe të gazëta me potencial të lart për ekonominë tonë kombëtare. Historikisht, Shqipëria ka qënë e lakmuar dhe nën vëmëndjen e shteteve të mëdha, pikërisht për pasuritë natyrore hidrokarbure dhe mineraleve të ҫmuara. Zanafilla e industrisë tonë të naftës është pothuajse po aq e vjetër sa vetë mosha e pavarësisë tonë kombëtare dhe qeverisë të parë që doli prej saj, të shpallur nga diplomati i madh legjendar, Ismail Qemali, i shoqëruar nga patriotët e trojeve shqiptare. Zbulimi i naftës dhe zhvillimi i kësaj industrie në disa vende të botës, nuk kaloi pa shfaqur interes të veҫantë nga disa shtete për të kërkuar naftë edhe në vendin tonë. Me anë të vrojtimeve gjeologjike në sipërfaqe, u shpua pusi i parë në rajonin e Drashovicës me rezultate interesante, i cili shtoi më shumë interesin e shoqërive të huaja perëndimore si ato Italiane ―Societa Italiana Miniere di Selenizza (SIMSA)‖ me aktivitet në minierën e bitumit në Qytetin e Selenicës, ―Azienda Italiana – Petroli Albania (AIPA)‖, ―Ferrovie della Stato del Regno d‘Italia‖, apo shoqërive të tjera si ajo Anglo – Persiane ―Anglo Persian Oil C. (APOC)‖, Amerikane ―Standard Oil C. of Neë Yersey‖, Franceze ―Syndicat Franco Albanais‖, etj. Ato në vitin 1925 siguruan marrveshjet e para konҫesionare me qeverinë e kohës për të investuar në kërkimin e hidrokarbureve dhe mineraleve të dobishme në disa zona të Shqipërisë, ku sipas studimeve të tyre rezultonin me perspektivë. Si në gjithë botën edhe tek ne, në Shqipëri, punimet e para të kërkimit për naftë, në atë kohë, u bazuan vetëm në studimet mbi hartografimet sipërfaqësore për të interpretuar ndërtimin gjeologjik në thellësi të kores së tokës dhe gjetjet minerale, fillimisht në shkallë regjionale, nga gjeolog të shoqërive të huaja. Bazuar në shënjat e naftës dhe daljet në sipërfaqe të ranorëve bituminoz u shpuan disa puse kërkimi si në Drashovicë, Kuҫovë, Patos, Vlorë, në zonën rreth Dumresë dhe në zona të tjera, pa përmëndur minierën e bitumit, që ishte zbuluar vite më parë në Qytetin e Selenicës nga një Shoqëri Franceze. Pusi i cekët i kërkimit që u shpua në Drashovicë, në vitin 1918, i cili zbuloi naftë me debite të ulëta dhe që u pasua me shpimin e disa puseve të tjerë, ishin kontribut i specialistëve të Shoqërisë Italiane. Ndërsa në vitin 1928 u zbulua vendburimi i Kuҫovës nga Shoqëria Konҫesionare Italiane AIPA, i cili filloi shfrytëzimin në vitin 1934 (Foto 1). Shpimi puseve dhe prodhimi naftës, në këtë vendburim, erdhi gradualisht në rritje. Ky zbulim i dedikohet kryesisht studimeve të Gjeologut Polak Stanislav Zuber, i cili punoi në vendin tonë edhe disa vite mbas ҫlirimit. Këto ishin ato pak zbulime në kërkimin e naftës nga Shoqëritë Konҫesionare Italiane, ndërsa shoqëritë e tjera u larguan nga Shqipëria sepse dështuan.