7 kontrata PPP gllabërojnë 30 miliardë lekë

340
Sigal

Koncesionet në 2021 do të kenë një peshë të rëndë në buxhetin e shtetit. Në 6 muajt e parë të këtij viti vetëm për 7 kontrata janë paguar mbi 30 miliard lekë. Flet për VOA kreu i Dhomës Amerikane Enio Jacco: Tenderat jo transparent janë bërë pengesë për investimet e huaja në Shqipëri

 Vetëm  7 kontrata PPP gllabërojnë nga taksat e qytetarëve, rreth 3 miliardë lekë

‘OPEN DATA’: Koncesionet në 2021, peshë të rëndë në buxhetin  janar-qershor

 Ndërsa Qeveria po nis të paguajë disa kontrata të reja koncesionare që hyjnë në fuqi pas përfundimit të fazës së investimit, për 6 muajt e parë të vitit, vetëm 7 kontrata koncesionare i kanë kushtuar arkës së shtetit, rreth 30 milionë dollarë. ‘Open Spending Albania’ ka bërë publike transaksionet që janë kryer nga 1 janari deri 30 qershor për llogari të 7 kontratave koncesionare, me vlerë totale, rreth 3 miliardë lekë. Më të kushtueshmet janë ato për ndërtimin e mirëmbajtjen e rrugëve, ndërkohë që nuk mbeten pas, as koncesionet e menaxhimit të mbetjeve.

Nga Bashkia e Kamzës, janë kryer 23 transaksione me vlerë 254 290 075 Lekë, afërisht 2.5 milionë dollarë, për shoqërinë Koncesionare “Ecocleaning”.  Kjo shoqëri ka fituar kontratën koncesionare për shërbim, pastrim, grumbullim, transport, seleksionim të mbetjeve urbane  nëpërmjet ndërtimit të impiantit dhe diferencimit për Qytetin e Kamzës dhe Transferim të Autoritetit Kontraktor.

Në favor të Kompanisë “Gjoka 87”, koncesionari që po punon për Rrugën e Arbërit, janë kryer 2 transaksione secili vlera 630 000 000  Lekë në total 1.2 miliard Lekë, afërisht 12 milionë dollarë.

Kompania që mirëmban ndërton dhe administron rrugën Milot- Morinë,  “Albanian Highway Concession”, ka marrë një transaksion për periudhën 1 janar deri 30 qershor dhe kjo, në vlerën 369 450 040 Lekë.

“Laboratory Netërks shpk” ofrues i Shërbimit Laboratorik të Spitaleve Universitare, Rajonale dhe atyre Bashkiake, ka arkëtuar përmes thesarit të shteti gjatë këtij gjashtëmujori, vlerën prej 149 730 140 Lekë, apo rreth 1.5 milionë dollarë.

“Integratet Energy BV SPV”,  ka arkëtuar nga 1 janari deri 30 qershor, nga Thesari i Shtetit vlerën prej 696 839 093 Lekë, afërisht 6.9 milionë dollarë. Kjo shoqëri paguhet nga Bashkia Tiranë, për Ndërtim Landfilli, Pagesë për depozitim të mbetjeve urbane.

“Integrated Techonolgy Waste Treatment Fier” sh.p.k, ka arkëtuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, vlerën prej 313 654 260 Lekë, rreth 3 milionë dollarë, për këtë gjashtëmujor. Kjo shoqëri është zbatuese e PPP Koncesion për Inceneratorin e Fierit.

“Albatek Energy Koncesionar” për Ndërtim dhe Administrim të Impiantit të Përpunimit të mbetjeve Urbane në qarkun Elbasan, ka arkëtuar në këtë periudhë 40 292 027 Lekë, afërisht 400 mijë dollarë.

Kreu i Dhomës Amerikane: Tenderat të bëhen njëherë e përgjithmonë me kritere të qarta!

Të gjitha palët duhet të veprojnë dhe ky është edhe qëllimi kryesor i rekomandimeve.

Somario

Shqipëria është një vend, i cili nuk ka një traditë me institucione të fuqishme publike që të ketë besim në drejtësinë

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, ndodhet prej disa ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për takime me zyrtarë amerikanë, por edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar.

Në një  intervistë, Jaço ka folur për zhvillimet në Shqipëri, si dhe klimën e biznesit.

Dhoma Amerikane ka publikuar së fundmi “Axhendën e Investimeve”, një raport me 40 rekomandime për klimën e biznesit në vend. Cili është synimi i këtyre rekomandimeve dhe sa shpresoni se ato do të merren parasysh nga autoritetet shqiptare?

Enio Jaço: Dhoma Amerikane ka pasur një diskutim të gjatë në lidhje me “Axhendën e Investimeve” dhe tani ka ardhur koha që të veprojmë. Të gjitha palët duhet të veprojnë dhe ky është edhe qëllimi kryesor i rekomandimeve. Pra, duhet të shkojmë nga ndërgjegjësimi në aksion. Nga reagimet e para që kemi pasur, si nga opozita ashtu edhe nga qeveria mendoj se do kemi një përqasje pozitive ndaj këtyre rekomandimeve.

-Një ndër problemet, veçanërisht për sipërmarrësit e huaj, është gara publike dhe dyshimet se në një pjesë të mirë të rasteve fituesi është i paracaktuar. Kryeministri Rama para pak ditësh në dy takime të ndryshme ka folur me tone kritike. Si i shihni ju deklaratat e zotit Rama, duke marrë parasysh se ai qeveris vendin prej tetë vitesh dhe ka pasur të gjitha mekanizmat për të ndërhyrë?

Mendoj se deklaratat janë pozitive. Ndërgjegjësimi është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne, gjithashtu është i rëndësishëm për publikun, duhet t’i kuptojnë të gjithë problemet që ne kemi me prokurimet publike. Por nga ana tjetër, deklaratat nuk janë të mjaftueshme. Bashkë me deklaratat, nga sa kemi ndjekur në media, unë me kënaqësi kam vënë re se, ka një dëshirë për të përgatitur një legjislacon të ri, i cili do të konsiderojë përmirësime të ndjeshme në fushën e prokurimeve publike. Ne nuk jemi konsultuar me këtë legjislacion, kështu që unë nuk mund të flas me detaje për cilësinë e këtyre ndryshimeve, por janë dy elementë që ne nuk i kemi vënë re. E para, është transparenca. Është shumë e rëndësishme që Prokurimet Publike njëherë e përgjithmonë të bëhen me kritere të qarta, transparente, me kritere ‚Open Data‘. Dhe e dyta shumë e rëndësishme, është të kemi “eliminimin e përjashtimeve”, sepse kemi shumë raste që nuk shkojnë përmes standardeve të procesit të prokurimit publik, por shkojnë përmes rasteve speciale. Nëse kemi këto dy elemente, unë mendoj se është një fillim shumë i mirë.

-Shqipëria është një vend i vogël për të qenë tërheqës për kompanitë e mëdha amerikane, megjithatë, gjatë këtij viti kemi dy kompani të fuqishme që kanë hyrë në fushën e gazit dhe ndërtimit të Hidrocentralit të Skavicës. Sa është Shqipëria e gatshme për të qenë tërheqëse për investimet amerikane?

-Mendoj se të dyja këto investime janë shumë të mëdha për Shqipërinë, krijojnë oportunitete të tjera të rëndësishme. Kemi të gjitha shanset për të menduar se këto do të jenë dy investime shumë të rëndësishme, që do i hapin rrugën investimeve të tjera. Në këtë sens, duhet të jenë të qartë të gjithë për potencialin që Shqipëria ka, për të tërhequr investime të tilla apo të tjera edhe më të vogla. Por ajo që është e rëndësishme, këto dy investime kanë pasur përfshirjen direkte të qeverisë shqiptare dhe ambasadës amerikane në Shqipëri. Që do të thotë, jo të gjitha investimet mund të ndodhin me një përfshirje të nivelit kaq të lartë. Pra, është shumë e rëndësishme që ne të përmbushim kriteret, ku ne të krijojmë një klimë ku investimet do ndodhin në mënyrë të pavarur, ato që ne i quajmë investime organike. Në këtë aspekt, Shqipëria ka shumë për të bërë, jemi në një proces i cili sapo ka filluar dhe shpresojmë që do ecim sa më mirë por kemi shumë punë për të bërë.

-Pyetja e fundit, një shtet ligjor funksional është siguri për investitorët, Shqipëria vuan në këtë aspekt, dhe Reforma në Drejtësi është parë si një mundësi për t‘a ndryshuar atë, megjithatë, besimi i bizneseve mbetet i ulët. A shihen veprimet e fundit të Prokurorisë së Posaçme  SPAK, si një sinjal shprese për të pasur këtë ndryshim?

-Personalisht, në mënyrë të qartë mendoj që, po. Megjithatë, unë gjithashtu e kuptoj shumë mirë që publiku shqiptar ka një lloj skepticizmi dhe, është normale. Shqipëria është një vend, i cili nuk ka një traditë me institucione të fuqishme publike që të ketë besim dhe do marrë një kohë të gjatë derisa të arrijë në një pikë të tillë dhe atëherë, do jemi vërtetë në gjendje për të gjykuar nëse ajo që po bën SPAK-u tani, do jetë në nivel afatgjatë shumë pozitive. Personalisht shikoj shenja pozitive. Do na duhet të kemi durim dhe të shikojmë edhe më gjatë, sepse është vetëm fillimi.