In memoriam shkrimtarit vlonjat Aleksandër Babe

823
Para pak ditësh, ndërroi jetë në Athinë(Greqi), nga një sëmundje e rëndë, shkrimtari e piktori Aleksandër Babe (i njohur më shumë si Aleko Babe). Qysh nxënës në gjimnazin “Ali Demi” të Vlorës, u dallua talenti i tij në fushën e letërsisë e të artit. Botoi për herë të parë, në vitet ’70 tri novela për fëmijë: “Kali”, “Bijtë” dhe “Vesveseliu”.Me të parën, “Kali”, ai fitoiçmim në një konkurs kombëtar për letërsinë për fëmijë, ndërsa këtë të fundit autoritetete çuan për ta kthyer nëkarton duke e konsideruar “me gabime ideologjike frojdiste”, madje autori i saj, u rezikua edhe me përndjekje të tjera të rënda nga diktatura.Gjithashtu, më vonë, atij i mohuan edhe botimin me etiketën “moderniste”edhe tënjë përmbledhjeje me tregime si dhe dramën historike me protagoniste Teutën e Ilirisë. 
Vetëm pas vitit 1990,  Aleko arriti të botojnë Tiranë, ku kthehej herë pas here, disa përmbledhje me novela e tregime,mjaft të arrira artistikisht. 
Si piktor e skulptor autodidakt airealizoi një sërë punimesh në artet pamore, si vizatime me karbon, kompozime në vaj, gdhendjenë dru etj, të cilat u ekspozuan në qytetin e Vlorës dhe ngjallën interes për artdashësitë vlonjat e më gjerë.Në Athinë, ku kishte shkuar qysh në vitin 1990 për arsye ekonomike,aibotoi një libër (në greqisht)me vizatime e poezi të tij. Arti dhe kultura zinin një vend tëmadh në mendimet dhe jetën e tij, kështu qëopinionet e Alekos ishin mjaft origjinale dhe vizionare.
Aleksandër Babe la një emër të veçantë, si njeri antikonformist, shumëi talentuar e pasionant, që nuk e harroi për asnjë çast, edhe largë në mërgim, Vlorën, Shqipërinë e gjuhën shqipe.
Ishte personaliteti i spikatur dhe krijimtaria prej artisti, që ndarja e parakohëshme e Alekos nga jeta, hidhëroi thellëjo vetëm ne shokët dhe miqtë e tij, të vjetër e të afërtë, por edhe të gjithë ata që e kanë njohuratë dhe veprimtarinë tij, e punuar me të.
Nestor Jonuzi, Qerim Vrioni, Pandeli Koçi, Skënder Kamberi, Luan Vrioni, Qemal Agaj, Petraq Truja, Petraq Karaja, Nikodhim Baba, Jani Dhjaku, Pandi Ceca, Thanas Petro, Spiro Caushi, Jani Vaso, Virgjil Muçi, Faruk Myrtaj, Jorgo Papingji, Kolec Traboini, Ilir Bezhani, Agim Janina, Albert Kotini dhe Andon Qesari. 
***
Përkujtimi, një traditë njerëzore në Labëri
Të kujtosh e të nderosh njerëzit e tyre të dashur që janë ndarë nga jeta dhe i mungojnë familjes e shoqërisë, është më shumë se një homazh. Kjo është një traditë e bukur njerëzore, por ëshët edhe një mundësi për të qenë afër njeri-tjetrit në ditë të mira dhe të vështira. Kjo shprehet në takime përkujtimore por edhe në vlerësimin e atyre personave që tani s’janë më mes nesh:
1. Më 1 gusht 2012 u nda nga jeta në moshën 63 vjeçare Sami Nexhip Brahimaj (Hasanaliaj), pas një sëmundje të rëndë e të papritur. Familja, djemtë e vajzat organizuan një takim përkujtimor në fshatin e tij të lindjes Armen. Ishte një takim mbreslënës me mesazhin që njerëzit e dashur nuk harrohen nga pasardhësit e familjes, fisit e të afërmit që dikur e patën pranë.
2. Më 1 shkurt 2013 është ndarë nga jeta Feti Sabri Brahimi (Hasanaliaj), nga fshati Vranisht në moshën 72- vjeçare. Bashkëshortja Shqiponja, djemtë, vajzat gjithmonë në çdo vit e përkujtojnë ndarjen e tij nga familja dhe shoqëria dhe për këtë organizuan edhe një takim përkujtimor siç e kemi traditë. Ishte edhe ky një takim mbreslënës sepse përcjell mesazhet e të qënit pranë dhe që njerëzit e dashur nuk duhet të harrohen asnjëherë. 
3. Më 22 gusht 1988 u nda nga jeta Remzi Dalan Janushaj në moshën 51 – vjeçare, i cili lindi në vitin 1937 në fshatin Vranisht të Vlorës dhe u nda nga jeta në fshatin e banimit Fitore, pas një sëmundje të rëndë dhe të tejzgjatur. Remziu u nda nga ne ku çdo vit e kujtojnë si djemtë, vajzat, vëllezërit dhe motrat, po ashtu edhe miqtë e shokët. Aty ku ka punuar dhe jetuar përulemi me respekt pas varrit të tyre.
Remziu, Fetiu dhe Samiu të tre kushurinj të parë, që ikën dhe ne sot i shikojmë përmes fotografive dhe i paharruar qoftë kujtimi i tyre.
Thanas Janushaj 
***
Ish – ushtarakët promovojnë shoqatën “Sazani”
Një grup ish ushtarakësh kanë promovuar këto ditë shoqatën atdhetare patriotike “Sazani” si një kujtesë për të gjithë ata që kanë punuar për vite dhe dekada në këtë ishull në mbrojtje të hapësirës shqiptare. Kryetari i kësaj shoqate Thanas Janushaj në prommovimin e saj, ndër të tjera tha: 
“Ju përshendes të gjithëve dhe ju uroj mirëseardhjen në mbledhjen e përgjithëshme të Shoqatës Atdhetare “Sazani”. Është privilegj, por edhe kënaqësi për mua që në emër të grupit nismëtar Mihal Kule, Fatmir Ramaj, Namik Çobo, Lame Troqe, Thanas Janushi, etj, t’iu falenderoj për pjesëmarrjen dhe mbështetjen që keni dhënë në themelimin e saj. Gjithashtu falenderojmë mbështetjen që na është dhënë nga Prefektuara, Kryetari i Shoqatës Ushtarake, Këshilli i Qarkut, Bashkia, Shoqata e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare etj. Falenderoj gjithashtu televizionet ‘Neës 24’ dhe ‘Apollon’ që u treguan të gatshëm për të pasqyruar këtë veprimtari. Shoqata Atdhetare Sazani nisi veprimtarinë e saj në 4 shtator 2014 dhe mori formë ligjore me marrjen e vendimit të Gjykatës së Tiranës Nr 4035 datë 17 .11.2014 për legalizimin e saj. Ne na bën krenarë krijimi i kësaj shoqate sepse na duket sikur jemi më pranë njeri-tjetrit dhe nëpërmjet saj do të rivendosim kontaktin e munguar kaq vite me radhë. Ishim ne të gjithë që vizitonim njëri-tjetrin shtëpi më shtëpi për mirë dhe në ditë të vëshitira dhe nëpërmjet shoqatës sonë do ta ribëjmë këtë duke përçuar te brezat vleratë më të mira atdhetare dhe patriotike.
Sigal