Zgjidhen 9 anëtarët e KED-së

591
Është hedhur paraditen e së premtes në Kryesinë e Kuvendit shorti për përzgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).
Shorti, që u cilësua si një moment i rëndësishëm i fillimit të reformës në drejtësi, dha këtë rezultat:
Anëtarët nga Gjykata Kushtetuese: Besnik Imeraj, Vladimir Kristo (Altina Xhoxhaj, anëtar zëvendësues).
Anëtarët nga Gjykata e Lartë: Mirela Fana (Artan Zeneli, anëtar zëvendësues).
Anëtar nga Prokuroria e Përgjithshme: Rovena Gashi.
Anëtarët nga prokuroritë e Apelit: Gentian Trenova dhe (Fatjona Memçaj, zëvendësuese).
Anëtarët e KLD-së nga Gjykatat e Apelit: Brikena Ukperaj Lubonja, Ervin Metalla.
Anëtar nga gjykatat administrative: Kastriot Selita dhe Gentian Medja.
Anëtarët e zgjedhur të Këshillit për Emërimit në Drejtësi do të ushtrojnë funksionin e tyre pasi t’i nënshtrohen proçesit të Vetting-ut. Të pranishëm në hedhjen e shortit ishte dhe Avokati i Popullit Igli Totozani si dhe përfaqësues ndërkombëtarë.
Sigal