Vasilika Hysa/Pa demokraci funksionale dhe stabilitet politik, nuk ka zhvillim të ekonomisë

505
Sigal

*deputete e PS-së

 Qëllimi i ndryshimeve në Kodin e Procedurës Civile të Shqipërisë është rritja e eficencës së sistemit gjyqësor si një nga shtyllat e reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi është në interes të qytetarëve, nevojë dhe detyrim për integrim. Ndryshimet synojnë të rregullojnë tre çështje me rëndësi në funksionimin e sistemit të drejtësisë: 1 Ngarkesa e punës së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë do të ulet dhe rregullat e paraqitjes së shqyrtimit të rekursit në Gjykatën e Lartë do të përmirësohen. 2       Rregullime bëhen edhe trajtimin e kërkesave të palëve në një proces për të përjashtuar gjyqtarët, kur ekzistojnë një nga rrethanat e përcaktuara në ligj. 3       Duke qenë se kjo qeveri, falë keqmenaxhimit të ekonomisë dhe mungesës së kontrollit të saj, ka mundësuar rritjen e kredive të këqija dhe këto të fundit rrezikojnë sistemin bankar, ekonominë e rrënuar të vendit, ndryshimet synojnë të rregullojnë aspekte që lidhen me ankandet, që mund të bëjnë bankat dhe rolin e gjykatës në ekzekutimin, ose pezullimin e titujve ekzekutivë, kur bëhet fjalë për kreditë bankare, edhe kur ato jepen nga institucione financiare jobankare. Por, ndërsa sot, me këto ndryshime, ne duam të shpëtojnë shqiptarët dhe ekonominë e vendit nga rrënimi i mëtejshëm, maxhoranca po e rrënon këtë vend edhe në një drejtim tjetër:  mes shkatërrimit të procesit zgjedhor, shkatërrimit të Administratës zgjedhore, konkretisht të KQZ-së. Duke ulur numrin e gjyqtarëve, që do të gjykojnë në Gjykatën e Lartë, maxhoranca mund ta lehtësojë proceset që zhvillohen në këtë gjykatë. Por, duke i hequr partive përfaqësuesit e tyre në KQZ,  që me ligj i takon ta kenë, nuk rritet efektiviteti i  kësaj trupe, që administron zgjedhjet, përkundrazi,  shkelet haptazi Kushtetuta, Kodi zgjedhor, Rregullorja e Kuvendit. Kur në komisionin e ligjeve, diskutoheshin ndryshimet në Kodin e Procedurës Civile, opozita tregoi vëmendje dhe respekt për dëgjimin e zërit të ekspertëve në fushë dhe atyre të bankave. Por, si ka mundësi, që kur flitet për KQZ-në, institucionin më të rëndësishëm të zgjedhjeve, maxhoranca injoron Kushtetutën dhe ligjet, por edhe ekspertizën vendase dhe ndërkombëtare në fushë!? Ndërsa kërkojnë ligjshmëri dhe transparencë në proceset gjyqësore, maxhoranca në seancën parlamentare, shkallmoi administrimin e zgjedhjeve, duke ndërhyrë brutalisht në nivelin më të lartë të saj, te KQZ-ja. Ndërsa vendosim rregulla më të qarta dhe objektive për të përjashtuar gjyqtarët në sistemin gjyqësor, ne i injorojmë dhe i shkallmojnë rregullat, kur bëhet fjalë për shkarkimin emërimin e anëtarëve të KQZ-së. Demokracia dhe shteti i së drejtës, zgjedhjet e lira e të ndershme nuk kanë qenë si asnjëherë tjetër në pikat më të ulëta të tyre në këto 22 vjet, pas vitit të mbrapshtë të 1997. Pse e them këtë? Ne kërkojnë të modifikojmë rregullat dhe procedurat për të shpëtuar sistemin financiar dhe bankar, duke rritur garancitë ligjore dhe forcuar mekanizmat e transparencës së bankave, ne kërkojmë të mbrojmë bizneset dhe depozitat e qytetarëve dhe nga ana tjetër, ju me votat tuaja, shkatërruar institucionin më të rëndësishëm që menaxhimit të zgjedhjeve: duke hequr garancitë e zgjedhjeve të ndershme. Por, mungesa e demokracisë dhe stabilitetit politik nuk mund të garantojnë stabilitetit dhe mirëqenie ekonomike. Rotacioni politik në një sistem demokratik është një proces normal.

Dëshmitë e trashëgimisë nuk do të çelen më në gjykatë, por te noteri

Ky është rregulli që miratua në ndryshimet në  Kodin Civil. Qëllimi i kësaj reforme është rritja e eficencës së sistemit gjyqësor si një nga shtyllat e reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi është në interes të qytetarëve, nevojë dhe detyrim për integrim Sipas relacionit që shoqëron projektligjin, një numër i madh çështjesh nuk do të trajtohen nga sistemi gjyqësor, por do të trajtohet nga noteri dhe se qytetarët do të jenë përfituesit të kësaj reforme. Por, integrimi në Europë dhe zhvillimi i demokracisë nuk ka mbetur te zgjidhja e dilemave se pas këtij ndryshimi që bëhet në ligj të zgjidhet problemi se kush do ta çekë trashëgiminë dhe ku? Nëse bëjmë një paralelizëm, në projektligj  kalimi i çeljes së trashëgimisë nga gjykata te noteri argumentohet me efikasitetin, me kohën e shkurtër të kryerjes së veprimeve  dhe me koston e ulët.  Në Komisionin e Ligjeve, ne diskutuam gjatë për kohën dhe vendin e çeljes së trashëgimisë dhe ligjin që duhet të zbatohet. Mes debateve konstruktive këto momente i rregulluan në projektin e sjellë  nga qeveria.